Zgjerohen hetimet për rastin “Kino bahçes në Ranë”

April 13, 2016   | Politika

Kino-bashta-kino-basta-ulqin-ulcinjProkurori i Shtetit nëpërmes një njoftimi ka njoftuar opinionin lidhur me rastin “Kino bahçes në Ranë”.

Prokuroria shtetërore ka zgjeruar hetimin mbi dhënien me qira të objekteve që i takonin Qendrës për kulturë në Ulqin, para së gjithash Kino bahçes në Ranë, mëson Portali Ul-info.

Për këtë arsye deklaratat në polici i dhanë ose janë ftuar ta bëjnë këtë gjë ish anëtarët e Këshillit drejtues të këtij institucioni dhe drejtuesit komunal.

Pak kohë më parë drejtori i Qendrës për kulturë dr. Nail Draga u dënua me gjashtë muaj burg me vendim të Gjykatës së lartë në Podgoricë për shkak të dhënies së paligjshme me qira të hapësirave afariste të cilat ishin pronë e kësaj ndërmarrje publike.