Organizata Turistike e Ulqinit ne Shkup

April 14, 2016   | Turizmi / Turizam

Organizata Turistike e Ulqinit ne Shkup - Turisticka Organizacija Ulcinj u Skopje-Panairi i Shkupit 14-16.04.2016

Organizata Turistike e Ulqinit është duke marrë pjesë për herë të dytë në panairin e Shkupit në bashkëpunim me Organizatat lokale të Tivarit, Tivatit, Budvës, Kotorit, Podgoricës. Panairi i Shkupit është njëri ndër më të rëndesishmit në Maqedoni i cili është treg i rëndësishëm për Ulqinin ku edhe numri i turistëve është për çdo vit e më i madh. Panairi i Shkupit ka filluar sot dhe do të zgjasë deri me 16 prill dhe pritet të ketë shumë vizitorë por edhe interesim për ofertën tonë turistike. Në këtë panair marrin pjesë rreth 70 ekspozues nga 35 vende të ndryshme që vërteton faktin që është panair i rëndësishëm rajonal dhe për këtë pjesë të Evropës.

Ditën e parë stendën e Malit të Zi e ka vizituar edhe ambasadori i MZ në Shkup, ndërsa prej përfaqësuesve të Komunës tonë në këtë panairi merr pjesë nënkryetari i Komunës z.Vaso Radoviq. Vitin e kaluar Ulqinin  e kanë vizituar 5.639 turistë nga Maqedonia që kanë realizuar 47.200 fjetje kështu që, shpresojmë që promovimi i ofertës tonë dhe pjesëmarrja në këtë panair do të ndikojnë që edhe numri i turistëve do të jetë në rritje.

 

Shërbimi i OT Ulqin

Organizata Turistike e Ulqinit ne Shkup - Turisticka Organizacija Ulcinj u Skopje-1