Komuna Ulqinit: Vazhdon bashkëpunimi i mirë me unionin e Sindikatave të lira

April 15, 2016   | Ngjarjet - Events, Real Estate

Cungu,Nrekiq-Hadixha Gjoni,Kekoviq-Zeneli-Kryetari i Komunës Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni, pritën në një takim pune  sekretarin gjeneral të Unionit të sindikatave të lira të Malit të Zi , Srgja Kekoviq dhe përfaqësuesin e këtij sindikati për Ulqinin Asllan Zenelin.

Edhe pse takimi i parë i këtij lloji u prekën një sërë temash, me theks të veçantë për situatën ekonomike, standartin e punetorëve dhe aktivitetet e paralajmëruara nga udhëheqësia e re për stabilizimin e gjendjes dhe konsolidimin e financave. Udhëheqësit komunal u shprehen të gatshëm për bashkëpunim dhe ndihmë. Nga ana tjetër përfaqësuesit e sindikatave parashtruan kërkesat e tyre që edhe ata shkojnë në këtë drejtim.

Duke i uruar suksese udhëheqësisë se re, llogarisin që bashkëpunimi nuk do të mungojë dhe paralajmeruan përgatitjen e një takimi më të zgjeruar, gjë e cila u pranua nga të dyja palet.