Kush po penalizon futjen në hapësiren ajrore të kompanive Low Cost në Mal të Zi

April 15, 2016   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

ryanair-podgoricaNë analizën e  bërë lidhur me strukturën e tarifave, taksave dhe kostove që kontribuojnë në ngritjen e çmimeve të biletave për udhëtarët që udhëtojn për destinacionin e Malit të Zi, përsa i përket konçesionit të aeroportit është e plotë, por kostot e fluturimit nga Podgorica dhe Tivati apo drejt Podgoricës dhe Tivatit, janë rezultante e disa faktorëve kyçe.

Taksat në bileta janë në Mal të Zi dhe renditen në atë mesatare. Duke krahasuar taksat totale në gjitha aeroportet e rajonit, ndër më të shtrejtit renditet aeroporti i Tiranës në një biletë vetem vajtje janë 26.50€. Ndërkohe taksat totale në disa aeroporte në rajon janë: aeroporti i Prishtinës 20.53€, aeroporti i Shkupit 17.50€, aeroporti i Ohrit 16.50€, aeroporti i Korfuzit 12.00€, aeroporti i Dubrovnikut 15.00€,  aeroporti i Podgoricës dhe Tivatit 15.00€.

Duhet cekur se transporti ajror është elementi i parë, gjatë zgjedhjes së destinacionit për një turist apo për një operator turistik. Atëhere, në kushtet kur Mali i Zi si destinacion ofron çmimet më të larta të transportit ajror në rajon, si mund të jetë Mali i Zi tërheqëse për turistët e huaj?!
Deri në pranverë të vitit 2013, në Mal të Zi nuk ka fluturuar asnjë avion Low Cost.

Për herë të parë, në vitin 2013 filloi fluturime të tilla kompania Low Cost Ryanair nga Belgjika – Charleroi – Podgorica dhe anasjelltas.

Ndërkaq, nga 31.marsi 2016  filloj me fluturime Easy Jet dega ne Angli ku do të ketë 2 fluturime në javë për Manchester – Tivat dhe anasjelltas.

easyJet-boarding

Tur operatorët e huaj që kanë shprehur dëshirën të fillojnë sjelljen e turistëve drejt plazheve të Malit të Zi, të cilët kan premtuar dhe vlem ti përmendim operatorët anglezë, gjermanë, hollandezë, belgë, italianë, francezë etj.

Arsyeja e udhëtimeve drejt Malit të Zi nga turistët e huaj ka qenë para së gjithash turizmi kulturor. Edhe reklamat mbi turizmin të financuar nga qeveria janë përqendruar te pasuritë kulturore të vendit të Malit të Zi. Por këtë vit, edhe pushimet në bregdet kanë hyrë në listën e ofertave, pavarësisht se sistemi i transportit publik apo vetë bregdeti nuk ofron ndonjë gjë të madhe përveç bukurisë natyrore. Për këtë arsye, kompanitë turistike në Europ ofrojnë vetëm udhëtime me guidë, gjë që rrit kostot. Përveç faktit se udhëtimet ajrore drejt Malit të Zi kushtojnë më shtrenjtë se në çdo vend tjetër të  rajonit.
Sot, ardhja e turistëve të huaj nga vendet e largëta drejt plazheve të Malit të Zi, është gjithashtu me prejardhje nga aeroportet e Dubrovnikut, Prishtinës, Tiranës apo nga aeroportet tjera të rajonit. Dhe të mos harrojmë që këta turistë sakrifikojnë kohën e pushimit të tyre për të udhëtuar nga këto aeroporte drejt plazheve tona.
Nxitja e turizmit në Mal të Zi kërkon buxhet. Nuk mund të promovohet turizmi  me buxhetin aktual që merr Organizata turistike e Malit të Zi.

Wizz-Air-Podgorica
Ne jetojmë në një kohë ku turisti nuk “zgjedh” destinacionin, por “blihet” nga destinacioni. Duhet cekur që Maqedonia u jep tur operatorëve të huaj subvencione nga 30€ deri në 65€, për një turist që qëndron në Maqedoni 1 javë. Ndërkohë, qeveria maqedonase ka subvencionuar kompanitë ajrore , Wizz Airr dhe Fly Dubai, për t’i mbështetur që të fillojnë fluturime nga Shkupi.
Rimini në Itali u jep tur operatorëve nga 10€ deri në 30€, për çdo turist që qëndron minimum 3 netë jashtë sezonit të lartë, kurse Mali i Zi jep jashtë sezonit prej 2€ deri në 10€, kurse gjatë sezonit edhe më pak. Qipro Veriore jep subvencione deri në 100€, për çdo turist që qëndron 1 javë. Egjipti  paguan 35% të vendeve të avionit, kur fluturon me Low Cost. Korfuzi e bën taksën e aeroportit zero, kurse Mali i Zi e bën taksën prej 15€ jashtë sezonit.
Mbështetja e turizmit me buxhet subvencionimi nga ministria e turizmit, është kushti i parë që të konkurojmë në rajon. Pa këtë, deklarimi për zhvillimin e turizmit si prioritet në Mal të Zi, është demagogji që nuk ka pse të na gënjejë më.