Petrit Selimi: Notë proteste Malit të Zi për djegien e flamurit në Podgoricë

April 15, 2016   | Real Estate

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi-Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi i ka dërguar një notë proteste Malit të Zi, pas djegies së flamurit të Kosovës para objektit të Ambasadës kosovare në Podgoricë.

Selimi ka thënë se, Ministria e Jashtme malazeze është përgjigjur menjëherë, duke premtuar se do t’i gjejë dhe arrestojë ata që kanë djegur flamurin kosovar.

Ministri shtoi gjithashtu se, raste të tilla të izoluara nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Ne presim që Mali i Zi të zbulojë autorët dhe t’i dënojë rëndë, por jemi të dedikuar ndaj fqinjësisë së mirë dhe partneritetit ndaj këtij shtetit ë ardhshëm të NATO-s”, ka thënë Selimi.

/ Top Channel