Ministri Abrashi i mirëpret ish punëtorët e Ulqinit

April 16, 2016   | Rajoni / Region

Arban AbrashiKa shprehur gatishmërinë që t’i presi ish punëtorët e ndërmarrjeve të Kosovës, shtetas të Malit të Zi, konkretisht Ulqinit, për tu mundësuar edhe atyre që ti gëzojnë të drejtat e tyre dhe tu njihet stazhi i punës, tha ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës Arban Abrashi.

Nga ana tjetër ministri ka mohuar të ketë marr ndonjë kërkesë urgjente nga zyrtarët e lartë të Komunës së Ulqinit, apo atë të Qeverisë së Malit të Zi, për takim urgjent në Ulqin me ish punëtorët dhe se nuk do të shkoi atje, por do ti presi ata në Prishtinë.

“Jam i gatshëm ti presi ish punonjësit nga Ulqini që kanë punuar në Kosovë dhe që ata që kanë dokumenatcion të mund të gëzojnë stazhin e tyre të punës e pensionet”, tha për portalin “Toskanapress.info” Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministri premtoi se do t’i bëjë zgjidhje ish punëtorëve dhe ata me vete duhet të sjellin dokumenatcionin e punës për të dëshmuar përvojën.

Nga ana tjetër portali “Toskanapress.info” mëson se ish punëtorët e Kosovës në Ulqin për të hënën kanë paralajmruar një takim e ndoshtaj edhe protestë për të kërkuar nga instituciuonet lokale të Ulqinit dhe ato qendrore të Malit të Zi që tu bëjnë zgjidhje për pesnione…

Ibrahim Berjashi, kryetar i Shoqatës së ish- punëtorëve të Kosovës në Mal të Zi me seli në Ulqin, për portalin “Toskanapress.info” në emër të pensionistëve përshëndeti gatishmërinë e ministrit Abrashi dhe sipas tij duhet të marrin konfirmimin e takimit, edhe do të vijnë me vrap.

Po japim një historik, ku portali “Toskanapress.info” ka shkruar disa herë për këtë problem. Shoqata e ish-punëtorëve të Kosovës në Malin e Zi, me seli në Ulqin ditë më parë kishin kërkuar nga institucionet lokale të Ulqinit dhe ato  të Malit të ZI që urgjentisht ta ftojnë minsitrin e Punës së Kosovës  Arban Abrashin

Ish- punëtorët e ndërmarrjeve të Kosovës, shtetas të Malit të Zi, janë të ballafaqur me një problem shumë të madh lidhur me njohjen e viteve të stazhit për tu pensionuar.

Marrëveshja e arritur në vitin 2014 mes Prishtinës dhe Podgoricës, nuk është në favor të tyre. Mbi këtë çështje shoqata e lartpërmendur e ka informuar Komisionin parlamentar për shëndetësi dhe çështje sociale të Kuvendit të Kosovës me shqetësimet që kanë.  Ata janë në dijeni se kërkesa  e tyre i është transmetuar ministrit Abrashi.

Po ashtu, një delegacion i KKSH dhe të Shoqatës, në fund të shkurtit ka kërkuar zyrtarisht takim në Prishtinë,  por nuk kanë marrë përgjigje, thonë në këtë shoqatë. Vetëm në administratën e komunës dhe ndërmarrjet publike të Ulqinit dhe jo vetëm, janë mbi 10 veta që varen nga fati i viteve dhe dekadave të punës në Kosovë.

Sipas punonjësve nga MZ-ja ajo nuk e trajton fare çështjen e pensioneve të ish-punëtorëve, shtetas të Malit të Zi, thuhet në njoftimin e Shoqatës së ish- punëtorëve të Kosovës në Mal të Zi me seli në Ulqin në themelim, Ibrahim Berjashi, kryetar.

Toskanapress.info