I. Karamanaga: Homazhe per te ndjerin Rasim Becin

April 17, 2016   | Ngjarjet - Events

Rasim-Beci-Hajro-Ulqinaku-UlqinU ba mi nap rahmet. Inshalla shpirti i tij është në Xhehnet. Më vjen shumë mirë që e keni gjetë këtë foto në arkivin tim.
Ne se më lejohet ti shkruaj disa fjalë për këtë njëri kaqë të dashur nga të gjithë qytetarët e Ulqinit , pa dallim feje apo nacionaliteti. Më duket se të gjithë kanë pasur një respekt të veçantë për Rasimin.
Edhe unë e kam dashur shumë, shpesh herë kemi pirë kafe në Ranë. Edhe ai ndai meje ka pasur respekt.
Më duket se i ka dashur të gjithë Kalalitë, pasi që edhe nëna e tij z. Laje ka qenë Kalalesh. Për te edhe kjo dashuri për Kala dhe për Kalali. Edhe një fjali, për këtë figur të qytetit tonë e cila nuk jeton më, por e cila ka lënë gjurmë të pashlyera në Ulqin. Rasim Beci ka qenë një ndër figurat më markante të qytetit tonë, i pashëm, i bukur i folur.
Në popullin tonë ka mbetur shprehja, se në Ulqin gjithmonë janë dalluar Rasim Beci dhe Bahri Mollazeqiri. Rahmet paçin.

Ismet Karamanaga Facebook

Edhe Nazif Veliqi i jep homazhë Rasim Becit nga faqëja Facebook

Nazif Veliq Edhe une kam kenaqesi ta kujtoj kete person te nderuar, te ndjerin Rasim Beci.
HORIZONTI i RI adresen e pare zyrtare e ka pasur ne shtepine qe Rasimi sapo kishte blere, perballe Gjimnazit. Aty kemi qendruar plot 7 vite dhe Rasimi eshte kujdesur per ne si per familjaret e tij. Vazhdimisht na ka keshilluar e na ka udhezuar me nje “shkolle te madhe jete” qe ai posedonte. Eksperiencat e tij jetesore kane qene te papershkrueshme, per cdoke interesante dhe perfituese.

Pasardhesve te Rasimit iu deshiroj fat e shendet ne jete.