Lëvizja URA themeloi Forumin e Gruas në Ulqin

April 17, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Aida-Llunji-Lika-URA-Ulqin-Ulcinj-2Në Ulqin mbrëmë u bë themelimi i Forumit të Gruas të Lëvizjes URA. Kuvendaret e zgjodhën për kryetare të këtij Forumi, profesoreshen Aida Llunji – Lika, njëherit anëtare e Kryesisë Qendrore.

Profesoresha Aida Llunji-Lika u përzgjodh të shtunën mbrëma për kryetare të Forumit të gruas të Lëvizjes qytetare URA për Ulqin, raporton portali Ul.info.

Në Konferencë, në të cilën morën pjesë mbi 30 delegatë, në Forum u përzgjodhën edhe shtatë gra aktiviste të këtij grupimi politik.

Të pranishmëve iu drejtua nënkryetarja e URA-së, prof. Bozhena Jellushiq, e cila në veçanti foli për nevojën e luftës për të drejtat e femrave.

Fjalimet përshëndetëse në këtë tubim, i cili u mbajt në hotelin “Otrant”, i kishin kryetari i Këshillit komunal Omer Bajraktari, sekretari Ilir Harasani dhe anëtari i Këshillit Sasha Pogjanin.

Aida-Llunji-Lika-URA-Ulqin-Ulcinj

Diçka mbi Aida Llunji – Lika

Linda dhe jetoj në qytetin më të bukur të bregdetit tonë, aty ku nga liqeni buron lumi i cili derdhet në det. Shpesh herë kujtimet me kthejn në ato ditë dhe ato vite kur me bukurit dhe begatitë e qytetit tim u kënaqeshin turistet nga mbar Evropa por edhe më gjerë.

Sot ato kohëra i quajmë ‘kohëra të arta’. Nuk mundem të mos pyetem si është e mundur që një qytet bregdetar të jetë më i zhvilluar dhe më i bukur në shekullin e kaluar sesa sot. Athua se kujt i konvenon kjo gjendje dhe kush po përfiton nga e njëjta. Sinqerisht, mendova të flas për njerin prej shume problemeve me të cilët unë dhe bashkqytetarët e mi po ballafaqohemi dita ditës dhe vite me rradhë, mirëpo është pothuajse e pamundur të përqendrohesh vetëm në njerin prej tyre.. Perderisa nëpër botë po ndërtohen qytete të tëra nëpër ujëra ne do vazhdojmë që ne rrjetat sociale të kënaqemi me skicat e aqua parkut, hotelit në Sukë, do të ndëgjojmë përrallat për Arabët që Plazhin e madh do ta shëndrrojnë në Dubai, do të besojmë se Port Milena do ta fitoj pamjen e dikurshme, se kriporja e ulqinit do vazhdojë me prodhimin e kripes,  se në fushat pjellore të Anes së malit do të fillojë prodhimi i ushqimit organik.
Me nje fjalë do të vazhdojmë ta kujtojmë të kaluarën me nostalgji, të endërrojmë përrallen e së ardhmes dhe do qëndrojmë në një vënd në të tashmen.

Të ndëruar,  sapo e tregova tregimin që e keni ndëgjuar shumë e shumë herë,  po sikur të çojm duar edhe nga fjala cfar do i mbetet gjeneratave të ardhme në trashegimi…

Aida-Llunji-Lika-URA-Ulqin-Ulcinj-1