Ulqinakët joshin kosovarët për pushime

April 20, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Pamje mahnitëse nga UlqiniMe ngritjen e temperaturave  jo vetëm qytetarët, por edhe pronarët e  fushës së hotelierisë,  organizata e agjcionet turiztike dhe Komuna e Ulqinit, kanë nisur me përgatitjet për pritjen e tuyristëve.

Gjithandej Ulqinit shihen  njerëz duke punuar e disa të tjerë pritet që në ditët në vijim të jenë gati për të pritur turistët dhe atë nga 1 maji, kur edhe numër i madh i turistëve sidomos nga Kosova ia mësyejnë bregdetit të Ulqinit.

Edhe kryetari i ri i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, me të nisur mandatin e ka garantuar një angazhim maksimal të të gjitha strukturave dhe marrjen e masave për të pasur një sezon turistik sa më të suksesshëm.

Ai menjëherë ka takuar plazhistët, përfaqësuesit e agjencive turistike, afaristët, pronarët e hoteleve dhe restoranteve, duke siguaruar  nga të gjithë për përgatitjet e sezonit turistik,

Nazif Cungur, kryetar i Komunës së Ulqinit, tha për portalin “Toskanapress.info”, se janë bërë përgatitjet adekuate për këtë sezonë turistike  me qëllim të rrjedhës normale të saj.

Ai pret që edhe sivjet numri më i madh i turistëve të jetë nga Kosova, të cilët tashmë Ulqinin tradicionalisht e shfrytëzojnë për pushime.

Ulqini do të ofroj për turistët pastërti, furnizim me ujë, energji elektrike dhe ku mikpritja tradicionale dhe sjellja e kulturuar e të gjithëve edhe këtë sezon të bëjë për  vehte mysafirët që të vizitojnë masovikisht Ulqinin.

Zyrtarët e lartë të Komunës së Ulqinit, ata të organizatës Turistike, plazhistët, përfaqësuesit e agjencive turistike, afaristët, pronarët e hoteleve dhe restoranteve,  tashmë kanë ardhur në Prishtinë për të prmovuar Ulqinin si një atraksion të vërtet para qytetarëve të Kosovës në Panairin e Turizmit.

Toskanapress.info