Në RTK Ulqini thërret për pushime kosovarët – Video

April 21, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Ulqini theret kosovaret per pushimPër atraksionet jo vetëm të Ulqinit, por edhe të Malit të Zi, qytetarët e Kosovës janë të njohuar me dekagada, e ku një pjesë e madhe e tyre tradicionalisht pushojnë atje.

Duke parë se qytetarët e Kosovës vazhdojnë  të mbeten turistët më tradicional dhe më besnikët e Ulqinit, kjo po joshet që të zgjerohet në tërë Malin e Zi.

Për promovimin, joshjen, tërheqjen dhe rritjen e numrit të turistëve në jo vetëm në Ulqin, por në tërë vijën bregdetare të Malit të Zi, në Kosovë janë angazhuar si asnjëherë më parë zyrtarë nga Ministria e Turizmit e Organizata Turistike e Malit të Zi, si dhe organizatat turistike të Ulqinit, Tivatit e tjerë.

Ulqini theret kosovaret per pushim-1

Kryetari i Komunës Së Ulqinit Nazif Cungu, shpreson se edhe sivjet kosovarët do të vazhdojnë të mos e braktisin rajonin e tyre, duke besuar në rritjen edhe më shumë të numrit të turistëve nga Kosova, e të cilët tradicionalisht pushojnë në Ulqin.

Ai tregoi se maksimalisht janë përgatitur për turizëm dhe  presin  fluks të mjaftushëm, ku nuk do të mungoj uji, energjia, pastëria  e shërbimet tjera.

Për ngecjen e punimeve  në rrugën Sukobin- Ulqin tash një kohë të gjatë, kryetari Cungu, tha për portalin “Toskanapress.info”  se punimet kanë ngecur për shkak të vonesës me tenderë dhe pritet që rruga  të rregullohet pas përfundimit të verës.

Sipas tij rruga është në gjendje të mirë dhe po ashtu nuk do të ketë kolona të gjata në kufij.

Shtandi i OT të Ulqinit në Panairin e Prishtinës-3

Loro Nrekiç, kryetar i Kuvedit Komunal të Ulqinit, ka ftuar kosovarët që desinacion kryesor ta kenë Ulqinin, ku sipas tij mikëpritja vllazërore është në nivelin më të mirë të mundshëm.

Suad Gjeloviç, zyrtarë nga Ministria e Turizmit,  të Malit të Zi, tregoi se vendi i tij vazhdon të mbetet një atraksion i vërtet për pushime.  Sipas tij gjatë vitit të kaluar  ishin rreth  dy milionë turistë, të cilët kanë  pushuar  rreth  dhjetë milionë netë.

Ai tha për “Toskanapress.info”  se promovimi dhe joshja e turistëve, ka një rëndësi të madhe për rritjen e turistëve.

Sivjet janë bërë organizime dhe do të ketë shërbime më cilësore të të gjitha shërbimeve. Do të ketë edhe mainfestime kulturore e festival ndëkrombëtare.

Ai tregoi se qeveria,ka bërë planin për sezonë turistike, ku janë të përfshira të gjitha institucionet adekuate me qëllim që sezona turistike të jetë e sukeshme.

Shtandi i OT të Ulqinit në Panairin e Prishtinës,

Zana Hollaj Servan, drejtoresh e Organizatës Turistike të Ulqinit, tha se pa dyshim se kosovarët edhe sivjet në numër të madh do të jenë në Ulqin, ku pushojnë me vite të tëra.

Ajo tregoi për portalin “Toskanapress.info”, se gjatë vitit 2015 kishin mbi 60 mijë mysafirës të cilët kanë realizuar mbi 300 mijë fjetje.

Bernarda Moshkov, drejtoresh nga Organizata Turistike e Tivatiti, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të pushojnë edhe në plazhet e kësaj komune, të cilat janë mjaft tërheqëse.

Toskanapress.info
YouTube Preview Image
Shtandi i OT të Ulqinit në Panairin e Prishtinës-1

Shtandi i OT të Ulqinit në Panairin e Prishtinës-2