Arrestohet 23-vjeçari që dogji flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës në Podgoricë

April 23, 2016   | Rajoni / Region
digjet-flamuriPolicia malazeze ka arrestuar autorin që dogji flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës në Podgoricë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 14 prillit.
Në pranga ka përfunduar një 23 vjeçar me iniciale V.I, banues në Podgoricë. Sipas televizioni shtetëror të Malit të Zi, ndaj të riut, policia ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë fajësinë në lidhje me djegien e flamujve.
Incizimi i kryer nga kamerat e sigurisë e vërteton këtë. Ngjarja u regjistrua në qendër të kryeqytetit malazez në afërsi të qendrës Capital Plaza, ku ndodhet ambasada e Kosovës. Djegia e flamujve u dënua gjerësisht nga partitë në Podgoricë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/