DAN: ‘’Delegacion 15 anëtarësh i komunës së Ulqinit në Prishtinë, ‘’kursejnë’’ në hotele me 5 yje’’

April 23, 2016   | Opinione

Organizata-Turistike-Ulqinit-1E përditshmja malazeze DAN e ditës së premte i ka kushtuar një shkrim të tërë vizitës së një delegacioni të komunës së Ulqinit në Prishtinë me theks të veçantë në numrin e delgacionit, meditjet ndërkombetare për secilin anëtar  si dhe hotelin ku do të jenë të vendosur.

Sipas kësaj të përditshmeje, në delegacionin për në Prishtinë janë: kryetari i komunës Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiqi, nënkryetaret Hatixhe Gjoni nga UDSH dhe Arian Murati nga Forca, sekretari për ekonomi Milazim Mustafa nga PD, deputeti dhe këshiltari i DPS Luigj Shkrela si dhe shoferat dhe 7 anëtarë të OT të Ulqinit më në krye drejtoreshen në largim Zana Sarvan.

Delegacioni i Ulqinit në këtë udhëtim ka shkuar automobila dhe është planifikuar që atje do të qendrojnë 3 ditë, që do të thotë se të gjithë do të kenë të drejtën e meditjeve ndërkombetare.

Poashtu sipas kësaj të përditshmeje të gjithë zyrtaret e komunës dhe OT të Ulqinit do të jenë të vendosur në hotelin me 5 yje  ‘’Svis dajmond’’ në pronësi të biznesmenit Bexhet Pacolli.

Sipas kësaj të përditshmeje e gjitha kjo vie pas paralajmërimit nga kreret e komunës për masa shternguese të shpenzimeve nga buxheti i komunës.

IlyriaNews