Në vitin 2015, Ulqini bëhet me 10 banorë më shumë

April 23, 2016   | Shoqëria / Društvo
Ulqini-Statistika më e re llogarit se në periudhën e vitit 2015, në komunë të Ulqinit kanë jetuar 10 persona më shumë se një vit më herët, njoftohet nga Enti shtetëror për statistikë – Monstat, raporton portali Ul.info

Kjo do të thotë se numri i banorëve në këtë qytet praktikisht ka mbetur i njëjtë, gjegjësisht në Ulqin jetojnë pak mbi 20 mijë persona.

Në shumicën e komunave në Mal të Zi, sidomos në veri, u zvogëlua numri i banorëve.