Zana Sarvan nuk lëshon pe as në debate televizive për Ulqinin – Video

April 23, 2016   | Lajmet / Vijesti

Zana-Sarvan-OT-Ulqin-ne-Rrokum TVTurizmi shqiptar dhe ai ulqinak në Panairin e Prishtinës

Në mediat e Kosovës flitet shpesh për turizmin shqiptar, për shkak se kërkesa kosovare për të është gjithhmonë më e lartë e kërkesa e shqiptarëve për turizmin në Kosovë. Për këto e për të tjera diskutuam në Rrokum TV, me rastin e Panairi Ndërkombëtar i Turizmit – Travel FAIR, që u zhvillua në Prishtinë, në datat 21 dhe 22 Prill. Në studio: Flora Xhemani Baba drejtore e revistës Travel dhe Zana Hollaj-Sarvan, Drejtoresha e Turizmit të Ulqinit.

Zana Hollaj-Sarvan për Rrokum TV thotë se i ka hyrë kësaj gare sfiduese për t’ia sjellur imazhin e merituar qytetit të Ulqinit.

Siç ishte parashikuar dhe shpresuar,si nga Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Qytetit te Ulqinit ashtu edhe nga ulqinakët,në dallim nga viti i kaluar ky sezon duket se do jetë mjaft i suksesshëm.

Drejtoresha e Organizatës Turistike të Ulqinit z.Zana Sarvan thotë se: Për turizmin e sivjetshëm çdo gjë do jetë  e pregaditur ne kohë, hotelet, akomodimet private, plazhet.

Organet kompetente kanë qenë punëtorë dhe të përgjegjshëm në kryerjen e obligimeve dhe mbajtjen e premtimeve të tyre të dhëna nëpër organizimet e ndryshme ku prezantohej turizmi në Ulqin. Këto premtime i bënin borxhlinj ndaj të gjithë atyre që zgjedhin Ulqinin si destinacion për të kaluar pushimet e tyre dhe siç po shihet deri tani,të dyja palët janë të kënaqura.

Përveç plazheve disa kilometërshe, rërës shëruese, ujit me squfur,gjirit përrallore të Valdanosit,si dhe të pishave freskuese që janë të gjitha dhuratë e natyrës, Ulqini vazhdon të dallohet për sigurinë që ofron përgjatë 24 orëve .

Gjatë verës çdo gjë jeton 24 ore, lokalet, diskotekat, restorantet, fast-food-e, nuk e dine çfarë do të thotë fjala gjumë apo pushim.

Ulqini i vogel  por me “zemër të madhe”me gjitha të mirat dhe të metat që ka, vazhdon të presë me duar të hapura gjithë ata që deshirojnë të vijnë e ta shohin nga afër më shpresën se do të kënaqen dhe do t`i kthehen përsëri vitin tjetër.

YouTube Preview Image

Shqipnia jeton me turizmin kosovar

Drejtpërdrejt nga burimi Rrokum TV

Pamvarësisht që 60% e turistëve që kalojnë pushimet në Ulqin janë të huej, kosovarët janë shpenzuesit ma të medhaj . Kështu thotë për Televizionin Rrokum Drejtorja e organizatës turistike “Ulqini”, Zana Sarvan.

Por të kundërtën e tha Flora Xhemani Baba, Drejtore e revistës së vetme turistike në Ballkan shqip “Travel”, simbas saj turistët kosovarë janë ma të lirë krahasue me ata të huej, kjo sepse derisa turistët e huej blejnë paketa të plota turistike, ata nga Kosova kanë shumë ma pak shpenzime gjatë pushimeve.

Ajo megjithatë theksoi randësinë që turistët nga Kosova kanë për Shqipninë.

Simbas saj turizmi kosovar e mban gjallë Shqipninë.

Flora Xhemani Baba Facebook