Abazoviq: Lexs specialis do të jetë i gatshëm sot

April 25, 2016   | Politika

Dritan-abazovicLexs specialis që nënkupton hyrjen e opozitës në qeveri dhe në organet e tjera të pushtetit do të jetë i gatshëm sot, kurse mbledhja në të cilën do të zgjidhet qeveri e besimit zgjedhor dhe në të cilën  do të debatohet për shkarkimin e kryetarit të parlamentit, Ranko Krivokapiq me siguri do të mbahet deri në fund të javës ,ka theksuar drejtori politik i PDS ,Tarzan Millosheviq.

Mendoj se pushteti dhe opozita do të harmonizojnë nesër  datën e mbajtjes  se seancës kuvendore, ka theksuar Millosheviq. Sipas fjalëve të tij ,PDS nuk dëshiron të përzihet në politikën kadrovike të opozitës. Për mos nënshkrimin eventual të marrëveshjes dhe miratimit Lexs specialis , PDS nuk mban kurrfarë përgjegjësie ,ka theksuar ai.

Dritan Abazoviq nga Lëvizja qytetare URA ka theksuar se pret që versioni i harmonizuar i Lexs specialis të gjendet sot në procedurën kuvendore. Ai ka theksuar se kuadrot të cilët do ti zgjedh opozita do të jenë me ekspert dhe më të mirë në çdo segment se sa kuadrot ekzistuese.

TVCG

Dritan-Abazovic-kolegium-skupstine-cg