Interviste me Mehmet Zenken, drejtor i NP veprimtarite komunale – Video

April 25, 2016   | Lajmet / Vijesti, Real Estate

Mehmet Zenka -drejtor i NP veprimtarite komunaleZenka e merr nën udhëheqje NP “Veprimtaritë Komunale” me 3 paga të pashlyera

Me formimin e ri të pushtetit lokal në Komunën e Ulqinit në Ndërmarrjet Publike janë emëruar edhe udhëheqës të rinj . Mehmet Zenka është personi që sipas marrëveshjes është në krye të NP Veprimtaritë Komunale, raporton portali TV Teuta.

Zenka për Televizionin Teuta tregon edhe situaten me të cilën po ballafaqohet në këtë ndërmarrje, ai shprehet se megjithë  vështirësitë  e shumta është optimist  për mbarëvajtjen e kësaj ndërmarrjeje. Sa i perket gjendjës financiare drejtori Zenka shprehet se ajo nuk është e kënaqëshme,pasi janë me 3 paga të pa shlyera.

Megjithatë ai kërkon një bashkëpunim më të ngushtë si nga punëtorët e ndërmarrjes ashtu edhe nga qytetaret, duke bërë apel që qytetarët të shlyejn obligimet ndaj ndërmarrjes në mënyrë të rregullt.