Paniri i turizmit ne Prishtine – Video

April 25, 2016   | Reportazh / Reportaža

Hykmete Bajrami,Qemajl Minxhozi-Nazif-Cungu-Prishtina-Fair 2016-Panairi i turizmit – travel fair 2016 në Prishtinë për dallim nga vitet e kaluara që është mbajtur  në mes të muajit maj, këtë  vit  është mbajtur  më 21 dhe 22 prill në Pallatin e rinisë.

Organizimi ishte shumë  më  në nivel se vitet e kaluara edhe stenda e Malit të Zi ka qenë  apsolutisht më e vizituara nga të gjitha stendat si nga vizitorët e thjeshtë, ashtu edhe nga përfaqsuesit e agjensive por edhe nga perfaqesuesit e mediave.

Organizatorët,e Panairit,Ulqinit, i kanë dhënë përparësi dhe së bashku me Ministrin e arsimit dhe ministren e tregëtisë dhe industriesë na është besuar hapja solemne e Panirit.

Paniari ka qenë më mirë I organizuar se vitin e kaluar,ka pasur  shume ma tepër vizitorë. Gjithashtu, mediatikisht ka qenë shumë mirë I përcjellur.

Eshtë me rëndësi që këtë viti ky Panair është organizua në prill e jo në maj,për këtë  arësye edhe suksesi ka qenë më i madh dhe ftesa për të na vizituar për festat e një majit ka shkua në kohë.

Pëcjelljen e këtij Panairi e kanë bërë pothuajse të gjitha mediat kryesore  të Kosovës dhe ne, përvec që jemi drejtuar në hapje të Panairit mediave dhe vizitorëve kemi organizua edhe një konferencë për media  që ka qenë shumë e sukseshme dhe në disa televizione kemi marrë pjesë në emisione drejtë për drejtë.

Prej Malit të Zi këtë  vit kanë marrë pjesë dhe përfaqesuesit e Organizatës turistike të Kotorrit dhe të Tivatit.

Ne kemi qenë,si delegacion,shumë mirë të përcjellur  dhe të respektuar nga  nivelet më të larta  shtetrore dhe lokale te Kosovës. Prej  zyrtarevë të lartë I është  bërë  thirje e haptë qytetarëve të Kosovës që të vizitojnë Ulqinin.

Nazif-Cungu-Prishtina-Fair 2016-

Pa mëdyshje , mund të konstatojmë  se Ulqini  këtë vit do të jetë vendi më i vizituar prej turistëve kosovarë.

Para se kemi shkuar ne këtë Panair,ne si pushtet lokal kemi organizuar  një takim,ketu në komunë,me  afaristët  tanë dhe këtë  e kemi organizuar që  ti bëjmë  ftesë edhe një herë të gjithë pjesëmarrësve që  të marrin pjesë në formimin e  ofertës turistike në Ulqin,qe të jenë të kujdesshëm dhe të  përfundojnë  përgatitjet pasi që  presim një sezonë  turistike shumë  të mirë.

Fillimi I sezonit për festat e muajit maj, duhet te jetë  shumë i vrullshëm dhe përshtypjet e para duhet të jenë garanci për një mirëvajtje për të gjithë sezonin.

Nazif-Cungu-Prishtina-Fair 2016-2

Dua të shfrytezoj rastin ti falenderoj të gjithë afaristët e Ulqinit si dhe të Prishtinës që aktivitetet i kane të lidhura më 1 maj, sepse edhe ato kanë  dhënë  kontributin,qe së bashku me Organizatën turistike të bejnë  që ky prezentim të jetë në këtë nivel. Ato janë përfaqësuesit e,,Rivierës së Ulqinit,, Hotelit ,,Mediteran,, Hotelit ,,Albatros,,Hotelit ,,Otrant,, Hotelit ,,Llolla,, Hotelit ,,Riva,, Hotelit ,,Cruiser,,Villa ,,Eneida,, ,,Copacabanes,, Clubit,,Bambu,, etj.

Shpresoj, se të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe aktivitet tona që kanë të bëjnë me përgaditjet për sezonën  turistike dalngadalë  të përfundohen.

Problemet akute që I kemi në Ulqin do të përpiqemi që ti  eleminojmë  ose ti  zbusim me kohe.

Ne do të organizojmë  edhe disa takime të  tjera me afariste,hotelijerë,restorate,plazhistë,përfaqesues të bashkesive lokale,OJQ-ve,etj. Që të gjithë te japing kontributin tonë që ky sezon turistik të shkoj ne drejtim te duhur.

Ulqin,25.04.16

Komuna Ulqinit

Nazif-Cungu-Prishtina-Fair 2016-1