Bamboo Mayfest sivjet më ndryshe në Ulqin

April 27, 2016   | Lajmet / Vijesti

Bamboo Mayfest Ulqin-Hotel-Otrant-2Këtë vit, më herët se çdo herë tjetër, kanë filluar përgatitjet për Mayfestin e tetë me radhë në Otrant, Ulqin.

Siç bën të ditur zëdhënësja Blerina Bokshi, Bamboo & Friends, të përkrahur nga prodhuesit vendorë të pijeve, me moton “Made in Kosova”, janë duke punuar intensivisht, që të presin sa më mirë dhe të argëtojnë maksimalisht me mijëra mysafirë nga Kosova dhe rajoni.

Karakteristikë e Bamboo Mayfestit është se ka mysafirë të të gjitha moshave, pasi kushtet në Otrant janë shumë të mira edhe për familjarë.

Bamboo Mayfest Ulqin-Hotel-Otrant

Sivjet ky organizim fillon më 29 prill dhe zgjat deri më 2 maj. Gjatë gjithë kohës për argëtim do të kujdesen dhjetëra DJ të zhanreve të ndryshme.

Interesimi është shumë i madh dhe të gjitha dhomat janë rezervuar, por ka mundësi akomodimi nëpër shtëpitë afër Otrantit.

Duke pasur parasysh që Bamboo ndryshe njihet si “Ministri e Kënaqësisë”, nuk dyshojmë që “Ministri” Arian Henci do t’i mbajë premtimet edhe kësaj radhe.

Bamboo & Friends vazhdojnë traditen dhe per here te 8-te organizojnë Bamboo MayFestin … 29.04 – 02.05.2016
Bamboo Mayfest Ulqin-Hotel-Otrant-1
DJ’s
Live Acts & Entertainment
Artists from Kosova , Albania & Montenegro

43 euro nata per person – gjysempansion ne hotel Otrant
33 euro nata per person – gjysempansion ne villa Otrant

Per mysafirt qe nuk flejn ne Otrant Resort , hyrja ne MayFest eshte : 5 euro bileta ditore , 10 euro bileta treditore .

Rezervimet behen ne Bamboo Bar
Per me shume info ne tel. 045 809 909

YouTube Preview Image