U zyrtarizua emërimi i Arian Muratit si nënkryetar I Komunës së Ulqinit

April 27, 2016   | Politika

Arian MuratiGjatë ditës së sotme në seancën e Kuvendit Komunal u zyrtarizua emërimi i  Arian Muratit si nënkryetar i Komunës së Ulqinit, ndërkohë ai deri tani ka qënë  kryetar i Klubit të këshilltarëve të Forcës së re Demokratike, raporton portali TV Teuta.

Gjithashtu u aprovua kryeadministratori  Kapllan Muçaj, nga Koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” i cili do te vazhdoje të jetë në këtë funksion.

Ndërkohë në fillim të mbledhjes për këshilltarë të ri në klubin e Unionit demokratik të Shqiptarëve u përzgjodhën Jasmina Hasa dhe Gazmend Kaleziq, në vend të  Mehmet Zenkes, i cili tani është drejtor i NP “Veprimtari komunale”, dhe Hadixhe Gjonit, e cila është nënkryetare e Komunës.