Bashoviq për vendosjen e rregullit, punes dhe ligjshmëris në OTU

April 28, 2016   | Real Estate

OLYMPUS DIGITAL CAMERAKëshilltari i Partisë demokratike të socialistëve në Kuvendin komunal të Ulqinit Borisllav Bashoviq ka kërkuar që në Organizatën lokale turistike (OT) të vendoset rregulli, puna dhe ligjshmëria, raporton portali Ul.info.

Ai pyeti kryetarin e Komunës Nazif Cungun, i cili sipas funksionit është kryetar i Kuvendit të OT, sa të ardhura ka realizuar OT prej themelimit deri më sot dhe si janë shpenzuar këto mjete.

Veçanërisht theksoi se duhet të jepet përgjigja se kush dhe me çfarë baze ka udhëtuar me mjetet e OT-së.

Ai tha se me ndryshimin e pushtetit në Komunë të Ulqinit në fund të vitit 2011 erdhi deri tek dhuna ligjore ndaj katër punëtorëve të OT-së, gjë që, siç theksoi, u konstatua me vendime të gjykatave. “Madje, as pas kërkesës së Ministrisë së punës dhe kujdesit social ato nuk u kthyen në punë të cilën e punonin më herët”, shtoi Bashoviq.