Vazhdon bashkëpunimi i mirë i Ulqinit dhe Tivarit

April 28, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Loro-Ndrekic-Nazif-Cungu-Zoran-Srzentic-Ulqin-UlcinjUlqini dhe Tivari angazhohen të rrisin bashkëpunimin. Kështu u ra dakord në takimin që u zhvillua ndërmjet kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu, kryetarit të Kuvendit Loro Nrekiqi dhe kryetarit të Tivarit Zoran Srzentiq.

Bashkëbiseduesit prekën mënyrat konkrete të bashkëpunimit dhe se ata mundësinë e shohin në shumë fusha. Në të ardhmen mund të presim intensifikimin e marrëdhënieve reciproke mes ndërmarrjeve publike, organizatave të biznesit, në kulturë, art dhe në fushën e sportit.

Përndryshe marrëdheniet ndërmjet dy qyteteve fqinje përherë kanë qenë në nivel të duhur.