Rudoviq: Padi penale ndaj komisionit të tenderave në komunën e Ulqinit

April 29, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Big-Ben-UlcinjMomçillo Rudoviq nga Ulqini ka dorëzuar padinë penale në Prokurorinë speciale në Podgoricë kundër kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për zbatimin e shpalljes publike për dhënie me qira të lokaliteteve të përkohshme në pronë të komunës, shkruan “Dan”, njofton portali Ul.info.

Ai tha se ishte i detyruar ta bëjë këtë gjë “për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe parregullsisë në qiradhënie”.

Rudoviq konkurroi për marrje me qira të lokalitetit në Ranë të njohur si “Big Ben”, për të cilin ofroi 27,2 mijë euro.

I pari në tender ka ofruar 112 mijë euro, por nëse ai çon dorë, atëherë në bazë të sistemit të llogaritjes së pikëve, lokalitetin do ta marrë qiramarrësi i mëparshëm i cili ofroi 5560 euro.

Kryetari i Komisionit Allmir Mollabeqiroviq më herët ka deklaruar se për shkak të ankesave me shkrim të disa pjesëmarrësve në tender u vendos që nga prokuroria të kërkohet hetimi i ligjshmërisë. “Deri atëherë vendim për rang listën do të jetë në pritje, sepse dëshirojmë që të heqim çdo lloj dyshimi që kishte paligjshmëri në procesin e ankandit”, tha Mollabeqiroviq