Tre poetë përfaqësuan “Art Club”-in në Festivalin “Pranvera Poetike Durrsake”

May 2, 2016   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Ibrahim-BerjashiPoetët Ibrahim Berjashi, Nikollë Berishaj dhe Argëzon Sulejmani përfaqësuan Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” në Festivalin e përvitshëm “Pranvera Poetike Durrsake”, i cili u mbajt të shtunën, më 30 prill 2016, në Durrës. Në konkursin e zhvilluar në kuadër të festivalit, ata lexuan nga një poezi të papublikuar nga krijimtaria e tyre.

Përpos poetëve shqiptarë në Mal të Zi, në festival morën pjesë edhe poetë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Festivali “Pranvera Poetike Durrsake” organizohet nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve – Durrës, ndërsa ky është viti i tretë që SHAI “Art Club” mori pjesë në këtë festival.