Mazhoranca drejt ndryshimit, emërimet e reja në krye të Organizatës Turistike të Ulqinit

May 5, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit-Fuad-Haxhibeti-Fuad Haxhibeti të shtunën “zgjidhet” drejtor i Organizatës Turistike të Ulqinit

Sa herë që ndodhin mosmarrëveshje politike apo ndryshime në udhëheqjen e Komunës së Ulqinit, ndryshimet nuk lënë pa prekur as drejtorët e institucioneve të tjera.

Njëri ndër institucionet thuajse më të rëndësishme për pushtetin atje, vazhdon të mbetet Organizata Turistike, ku sa herë që ndryshohet kryetari i Komunës, krahas atyre vajtje- ardhjeve apo emërim-shkarkimeve ndodhin edhe në OTU.

Të shtunën pritet që zyrtarisht Fuad Haxhibeti, të emërohet drejtor i OTU-së e Zana Hollaj Sarvan të ikë nga kjo pozitë me dëshir apo jo.

Zana-Sarvan-Gjeka-Cungu-Ulqin-Ulcinj

Edhe përkundër kontakteve të shumta me zyrtarët e lartë të Komunës së Ulqinit, ata të Organizatës Turistike nuk arritëm të marrim ndonjë përgjigje zyrtare, pos burimeve të portalit “Toskanapress.info”.

Teleashet në OTU janë përcjellë gjatë viteve sa herë kanë pësuar ndryshime në udhejeqjen e lartë të Komunës. Jo rrallë herë ish drejtorë dhe të punësuarit e tjerë  për largimet kanë ushtruar padi, ku disa punonjës janë rikthyer nga gjykata në vendet e punës.

Mosëmarrëveshjet ndërmjet zyrtarëve komunal të Ulqinit dhe të Organizatës Turistike nuk kanë shpëtuar pa u vërejtur as në panairin e turizmit në Prishtinë…

Historik i  emërim shkarkimeve të drejtorëve të OTU-së

Të rifreskojmë informacionet se deri në vjeshtën e vitit 2011 për disa vjet drejtor ishte Ali Rexha, i cili më pas u heq nga kjo detyrë, bashkë me ish kryetarin Gëzim Hajdinaga.

Nga ajo kohë në krye të OTU-së drejtor ishte Minir Karamanaga kur edhe kryetar i Komunës ishte Nazif Cungu deri në fillim të vitit 2014. Me ndërrimin e pushtetit edhe Karamanaga u largua nga pozita e drejtorit verën e atij viti .

Zana-Sarvan-OT-Ulqin

Ndërsa drejtoresha në detyrë Zana Hollaj Sarvan  ishte emëruar në krye të OTU-së verën e vitit 2014, krahas ardhjes në krye të Komunës të Fatmir Gjekës dhe e cila pritet që të largohet të shunën nga kjo pozitë.

Në krye të Organizatës Turistikë të Ulqinit nga e shtuna pritet të jetë  Fuad Haxhibeti.

Burimet e “Toskanapress.info” nga Ulqini, tregojnë se atje po mbretron një situat  jo e këndëshme  për ndarje të pozitave nëpër institucione.

 

Toskanapress.info

Fuad-Haxhibeti-Forca