Bum vizitorësh në Muzeun e Ulqinit

May 19, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Bum vizitorësh në Muzeun e UlqinitPamje të dëshiruara në muzeun e Ulqinit. Muzeu i hapur dhe angazhim më i madh i punëtoreve shprehet guidi turistik Ismet Karamanaga.

Qyteti i Ulqinit është duke u berë një ndër vendet më të vizituara ne vend, falë edhe guidave turistike që në të shumtën e rasteve lë një hapësirë të posatshme për vizita në muzeun e Ulqinit.

Bum vizitorësh në Muzeun e Ulqinit-1

Ismet Karamanaga tregon se gjithnjë e më shumë po shtohen vizitat e nxënësve të shkollave, dhe grupeve të ndryshme që vijnë në portin e qytetit bregdetarë të Tivarit dhe Kotorrit me anije luksoze gjigande. Kjo ndalesë ka renë në fokusin e shumë qytetarëve të Ulqinit, prandaj duhet të organizohemi më mirë.