Intervistë me mësuesin veteran dhe ish drejtor Luigj Gjeloshaj në emisionin “Portreti”

May 19, 2016   | Intervista / Intervju

Luigj Gjeloshi -Hatixhe-Nelaj-Portreti-Jeta dhe veprimtaria e Luigj Gjeloshaj

Mund të ndiqni emisionin“Portreti” i cili emitohet çdo te hene ne oren 21.00 në Televizionin Teuta.
Moderatorja e emisonit Hatixhe Nelaj na mundson të ndjekim emisionin “Portreti” që transmetohet në TV Teuta.
Ndiqni emisionin me mësuesin veteran dhe ish drejtor i shkollës fillore në Shtoj Luigj Gjeloshaj

Luigj Gjeloshaj, ashtë  një ndër personat e rrallë që prej fillimit e deri në fund të karrierës, punuan plot 40 vjet në të njëjtën shkollë, si mësimdhënës dhe drejtor.

Sa i përket kësaj shkolle, jam i vetmi punëtor në historinë e saj që punoj plot 40 vjet, por jam i bindur se këtë do ta arrijnë edhe gjeneratat e ardhshme të mësimdhënësve, çka u dëshiroj me gjithë zemër. Në karrierën time tepër të gjatë punova 33 vjet si drejtor e 7 vjet si mësimdhënës. Dua të theksoj se edhe si drejtor kurrë nuk jam larguar nga roli i mësimdhënësit, qoftë në mësim të rregullt apo në aktivitetet e lira. Kjo do të thotë se punën e mësimdhënësit e kam pasur më të përzemërt. Gjatë karieres kam përjetuar vështirësi edhe kënaqësi. Ato janë të pandara në jetën e njeriut, sepse çdo vështirësi është problem i cili kur zgjidhet shndërrohet në kënaqësi. Mirëpo, si drejtor kam përjetuar disa raste të vështira që më kanë mbetur si probleme pazgjidhura.

Përveç punës në shkollë kam pasur edhe angazhime të tjera, sidomos prej vitit 1974-1986, kur isha kryetar i delegacioneve dhe anëtar i Këshillit të Bashkësisë Lokale e më vonë edhe delegat i punës së bashkuar në Kuvendin Komunal si përfaqësues i arsimit. Kam qenë edhe kryetar i Kuvendit të Bashkësisë Vetëqeverisëse për Punësim.Gjatë vitit 1999 kam qenë i angazhuar si kryetar i Këshillit për Ndihmë Humanitare, refugjatëve nga Kosova. Të gjitha detyrat e përmendura i kam kryer jashtë orarit të punës në shkollë.

Shkolla jonë ka arritur suksese edhe nën udhëheqjen e drejtorëve para meje, e sidomos pas ngritjes së saj në tetëvjeçare të plotë në vitin shkollor 1965/66. Edhe pse kemi punuar në kushte të vështira, veçoj vitin shkollor 1971/72, kur seksionet tona shkollore, folklori, drama dhe kultura figurative morën vendin e parë në gara komunale, në konkurrencën e të gjitha shkollave fillore dhe gjimnazit.
Vite me radhë nxënësit tanë kanë qenë të suksesshëm në punime letrare dhe të kulturës figurativ, në sport, në folklor, në ndihmën e parë e siguri. Në garat komunale “Çka di për komunikacion” ekipi i shkollës sonë, tri herë ka fituar vendin e parë.Nga të gjitha garat, kuizet, manifestimet dhe takimet e ndryshme, nxënësit tanë janë kthyer me diploma, kupa, lëvdata dhe çmime. Duhet përmendur edhe pjesëmarrjen e seksionit të dramës nën udhëheqjen e zonjës Sahibe Hoxha në Festivalin e Dytë të Teatrove, Mali i Zi – Tivar, në prill të këtij viti, si e vetmja shkollë në gjuhën shqipe. Nuk munguan as sukseset në mësime. Kjo shkollë gjithmonë ka pasur nxënës të dalluar, 20 vitet e fundit krahas me përmirësimin e kushteve të punës është rritur edhe kualiteti i mësimit.

Prej ditës së parë që fillova punën e kam vërejtur se prindërit tanë janë të gatshëm për bashkëpunim. Në fillim ka pasur probleme me shkollimin e vajzave pas klasës së katërt. Me angazhimin e të gjithë mësimdhënësve kemi arritur që ta zhdukim këtë problem shumëvjeçar. Kështu filluan hapat e parë të bashkëpunimit me prindërit. Anët prioritare të këtij bashkëpunimi janë përpjekjet e shkollës dhe familjes në angazhimin e plotë për të arritur sukses në mësim e sidomos në punën edukative me nxënës. Me bashkëpunim reciprok të gjithë korrin fitore: mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, sepse sigurohet kontinuiteti i jetës familjare dhe shkollore, adaptimi më i lehtë i nxënësve në shkollë dhe mundësitë më të mëdha për komunikim me familje të strukturave të ndryshme sociale dhe arsimore.
Koha javore: Me reformën e re shkollore është përfshirë edhe shkolla jonë. Ku kemi arritur ne, si shkollë, ç`është bërë dhe çka duhet bërë ende për të arritur sukses të dukshëm dhe si e vlersoni ju punën e mësimdhënësve?
Ky është viti i tretë i zbatimit të reformës së re shkollore në shkollën tonë. Implementimi i reformës së re kërkon angazhim më të madh nga të gjithë subjektet në shkollë: mësimdhënësve, drejtorit, organeve profesionale dhe prindërve. Kushtet themelore për punën e sukseshme veç i kemi krijuar. Nëpërmes seminareve është bërë edukimi i mësimdhënësve, janë pajisur mësimoret e ciklit të parë me mobilie të reja dhe mjete mësimore, është bërë sanimi brenda objektit shkollor, është bërë furnizimi i mësimdhënësve me literaturë profesionale. Punën më të rëndësishme e bëjnë mësimdhënësit prej të cilëve kërkohet ngritja konstante profesionale, qoftë e organizuar apo individuale, përdorimi i metodave dhe mënyrave të ndryshme të punës me të cilat nxënësi bëhet subjekt në procesin mësimor, aftësohet për punë të pavarur dhe jetë praktike. Punën e deritanishme të mësimdhënësve e vlerësoj në përgjithësi të
Nuk e kam të lehtë të largohem nga një institucion ku kalova pjesën më të gjatë të jetës sime, të ndahem nga kolegët me të cilët kam ndarë të mirën dhe të vështirën dhe nga nxënësit të cilët aq i dua. Sa i përket periudhës së ardhme si pensionist nuk kam plane të posaçme. Do të bëj përpjekje që të jetoj një jetë të qetë, normale, familjare dhe shoqërore.
Nxënësve së pari u dëshiroj shëndet në jetë dhe sukses në punë, të respektojnë njëri-tjetrin dhe personalitetin e mësimdhënësit, kudo që janë të krenohen, me shkollën dhe familjen që i takon.
Mësimdhënësve gjithashtu u dëshiroj shëndet të plotë dhe sukses në zbatimin e reformës së re shkollore duke vazhduar bashkëpunimin me prindërit.