Sanxhak: Boshnjakët heqin, “iq” e “viq” nga mbiemrat

May 19, 2016   | Rajoni / Region
Sanxhak- BoshnjakëtBoshnjakët që jetojnë në rajonin e Sanxhakut kanë paralajmëruar heqjen e prapashtesave “iq” dhe “viq” nga mbiemrat e tyre

Kreu i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Esad Xhuxheviq ka paralajmëruar se pjesëtarët e popullit boshnjak që jetojnë në këtë krahinë të Serbisë, do të heqin nga mbiemrat e tyre prapashtesat “iq” dhe “viq”. Sipas tij, boshnjakëve këto prapashtesa iu janë shtuar dhunshëm nga viti 1912.

Ai thotë se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë kombëtar me rëndësi të jashtëzakonshme për Sanxhakun.

Xhuxheviq e dha këtë deklaratë me rastin e shënimit të 11 majit, Ditës së flamurit boshnjak, raporton Lajmi.net. Boshnjakët në Sanxhak kanë dy këshilla kombëtarë, njëri me të cilin kryeson Xhuxheviq, dhe tjetri i afërt me myftiun Muamer Zukorliq, i cili ka qenë edhe kandidatë për deputet në Parlamentin e Serbisë.

albinfo.ch