Geti dhe Marina martohen këtë vit ndoshta sipër jahtit në Ulqin?

May 22, 2016   | Lajmet / Vijesti

Marina Vjollca para pak ditësh festoi 26­-vjetorin, dhe jo pa qëllim reperi nga Kosova, Getoar Selimi, në urimin e tij për ditëlindje iu drejtua prezantueses me fjalët “my wife” (gruaja ime).

Geti dhe Marina ne Ulqin

Vetë Marina, duke pozuar sipër jahtit në Ulqin, ku festoi ditëlindjen me Getoarin, motrat dhe nënën e saj, iu përgjigj atij me dedikimin: “Thank you for making my birthday the best one ever! Love you Jetë”, si për të dëshmuar se tashmë ata ndihen si një familje.

Marina-Vjollca-drejt-ne-jaht-Ulqin
Direkt pas ditëlindjes, mediat e Kosovës dhanë lajmin se paralelisht ata po përgatiten për dasmë këtë vit, edhe pse nuk është bërë ende 1 vit, që kur reperi deklaroi hapur në këngën “Tirana lifestyle” në mënyrë figurative: “Jam marinari i vetëm i krejt Marinës”. Mesa duket, Getoari i “Babastars” dhe prezantuesja ndihen vërtet shumë të dashuruar, përderisa kanë vendosur të celebrojnë historinë e tyre me martesë këtë verë.

Edhe pse deri tani nuk ishte i qartë vendi që kishin vendosur për të organizuar dasmën e tyre, sipas burimeve tona flitet se Geti ka zgjedhur Prishtinën për ceremoninë luksoze, me gati 1 mijë të ftuar. Ata po përpiqen që veshjet e asaj nate t’i kenë të personalizuara, si fustanet e nusërisë për Marinën, ashtu dhe kostumet e dhëndërisë së Getoarit. Pa dyshim që të ftuar do të jenë kolegët brenda tregut të muzikës, edhe pse çifti duan ta kenë shumë private ceremoninë e martesës.

Marina-Vjollca

Po si do të ndryshojë jeta e një reperi shumë të përfolur si Getoari me një vajzë të lakmuar si Marina, pasi të quhen burrë e grua? Prej disa muajsh ata kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, direkt pasi Geti bleu apartamentin e tij në rezidencën “Kodra e Diellit”. Kjo do të thotë se baza e banimit do të jetë Tirana, ku dhe planifikon axhendën kryesore të koncerteve.

Marina-Vjollca-drejt-Ulqinit

Sa për Marinën, nuk dihet nëse ajo pas martesës do të bëjë ndonjë kthesë në karrierën e saj televizive. Edhe pse duken çift i lumtur dhe në paqe me njëri­-tjetrin, flitet se shpesh ndihen xhelozë. Madje thuhet se Getoari i ka vënë kusht Marinës që të heqë dorë nga “Procesi Sportiv” ku interviston shpesh futbollistë dhe të nisë një program për fëmijë. Le të shohim se si do t’ia ndryshojë martesa jetën çiftit më të përfolur të showbiz­it.

Lajmi i Fundit

YouTube Preview Image