Fatmir Gjeka: Shqiptarët jetojnë më keq se 10 vitet e kaluara

May 24, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Fatmir-Gjeka-UlqinNë emisionin javor “Mozaiku” Fatmir Gjeka  deklaroi se shqipëtarët e Mali të Zi  kan shënuar rënien më të madhe të pagave dhe të papunsisë gjatë 10 viteve të fundit, çka përbën një përkeqësim të ndjeshëm në standardin e jetesës.

Kryetari i Partisë demokratike Fatmir Gjeka ka thënë se një dekadë mbas ripërtëritjes së pavarësisë së Malit të Zi gjendja e Shqiptarëve nuk është aq e mirë sa pritej, sidomos në sferën ekonomike, raporton portali Ul.info.

Ai theksoi se gjatë procesit të privatizimit shumë kompani kanë falimentuar dhe se qytetarët me kombësi shqiptare në parim sot jetojnë më keq se para dhjetë viteve.

Sipas fjalëve të tija, është fakt tashmë i njohur që Shqiptarët kanë dhënë kontribut të fuqishëm në ripërtëritjen e pavarësisë së Malit të Zi.

“Për këtë arsye, ne, si përfaqësues të subjekteve politike, duhet të bashkojmë dhe koordinojmë kërkesat të cilat i kemi drejt pushtetit qendror, si dhe të punojmë sinqerisht për të mirën e të gjithë qytetarëve”, shtoi Gjeka.