Reagim në Ul.info – URA Ulqin: Vezja e qyqes e Forcës

May 24, 2016   | Shtypi / Mediji

Aida-Llunji-Lika-URA-Ulqin-Ulcinj-1Në redaksinë tonë mbërriti kumtesa e Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA, të cilën e përcjellim në tërësi:

Asnjëherë nuk kemi dëshiruar që të merremi me mashtrimet tendencioze, primitive dhe lokaliste të një kuazi-medie të cilin e udhëheqin krerët e Forcës, edhe pse për një gjë të tillë kishim mundësi. Megjithatë, për publikun, e tërheqim vëmendjen në faktet vijuese.

Reagimi i parë në parlamentin shtetëror në lidhje me çështjen “Fjalori” erdhi nga deputeti dhe zëvendëskryetari i URA-së, ndërkohë që kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve i’u deshën dy ditë. Ai, ndërkaq, kishte punë shumë më të rëndësishme: është dashur edhe një herë ta shpëtojë Qeverinë e Malit të Zi, e cila, mbase kjo është logjika tash 25 vite, me ndihmën e pripejd-patriotëve të mishëruar në partinë e tij, krijon atmosferë përçarëse, e cila është veçanërisht e dukshme tek Shqiptarët.

Jo, nuk ka rëndësi se kush ka reaguar i pari, sepse kjo gjithsesi nuk do t’i ndryshojë gjërat. Është e rëndësishme se akuzat në kuazi-portalin Lajm.me nuk kanë për qëllim korrigjimin e gabimeve të ASHAMZ-it, por kanë për qëllim fitimin e pikëve politike, duke thirr në mbrojtje të rreme të interesave kombëtare, e gjitha me dëshirë që edhe më tej të shkatërrohet habitusi i popullit shqiptarë, subjektiviteti i të cilit është vënë në pikëpyetje me veprimin e partive satelitore, saktësisht të grupeve intereso-ekonomike-kolltukore të ngjashëm me Forcën.

Është e kotë të flasim për gazetarinë hulumtuese të njerëzve partinë e të cilëve, siç shushuritet në Podgoricë, joformalisht, e ka krijuar UDBA, por formalisht i ka kthyer në pushtet në Ulqin  Dushko Markoviqi (ish-kreu i UDBA-së). Prandaj nuk duhet të habisë që nxënësit e mirë i kanë mësuar disa metoda të provuara të manipulimit nga mentorët ose themeluesit e tyre nga Podgorica.

Fjalori i ASHAMZ-së në pjesën që trajton konceptet që lidhen me shqiptarët dhe popullin shqiptarë është skandaloz! Kjo është thënë dhe përsëritur në mënyrë të qartë disa herë dhe kjo duhet të ndryshohet, urgjentisht! Sa më shpejt të jetë e mundur! Të pohosh se URA për këtë gjë është fajtore, apo anëtarët e saj është,  të paktën, hipokrizi dhe godet në themelet e mendjes së shëndoshë. Sidomos nëse kemi parasysh se partitë nacionale shqiptare janë varëse e PDS-së, ndërsa  URA lufton për ndryshime në shoqërinë tonë nga viti 2015. Është e vërtetë që anëtarët e ASHAMZ-së (të cilat janë përmendur në tekstin e kuazi-portalit Lajm.me) janë anëtarë të URA-së (por nuk janë të vetmit), e cila me të vërtetë është për respekt. Asnjë subjekt politik nuk mund të mburret me kaq shumë anëtarë në Akademi. Por këto nuk janë të vetmit që kanë shkruar Fjalorin, mbase kjo është e qartë për të gjithë, të njëjtit janë gjetur vetëm në Këshillin për përpilimin e fjalorit që trajton më shumë se 12.000 fjalë dhe që ndoshta ka gabime tjera. Nëse kësaj i shtohet se për shkak të ndarjeve që ekzistojnë në Mal të Zi, deri kohët e fundit, kanë qenë dy akademi, ASHAMZ dhe ASHAD, dhe se shumica e anëtarëve të URA-së ishin në ASHAD, është e qartë se ekzistojnë më tepër rryma dhe si pasojë  e kësaj padyshim niveli i funksionalitetit ende nuk është sjellë në nivelin më të lartë, kështu që  konkluzionet e tilla të papërshtatshme nuk mund logjikisht  të konstatohen. Sikur, ndoshta, të gjithë e dimë se me këtë nuk do bie dakord as Zuvdija Berisha-Hoxhiq, i cili po ashtu është anëtar i Këshillit!

Po të ishte e mira dhe të kishim politikë të shëndoshë, ekspertët e Forcës do të pyesnin veten pse për 25 vite nuk është as edhe një anëtarë i vetëm shqiptar në Akademi, pse janë vetëm disa në universitet dhe se si ata mendojnë të ndërtojnë të ardhmen e popullit të tyre, pa elitë intelektuale të inkorporuar në shumicën e institucioneve shkencore?! Sigurisht, ata heqin përgjegjësinë nga vetja, sepse është më e lehtë për t’u marrë me fajësim, manipulim dhe politikë kafeneske. Vetëm për këtë janë ekspertë.

Në vend se t’i vije turp që  instalohen politikisht nga Podgorica, për një copë pushteti, do të ishte më mirë ta shikonin popullin e vet në sy dhe të tregojnë të vërtetën. T’i shpjegojnë atyre se si pjesëmarrja e tyre afatgjate në qeveri u kurorëzua me rënien e numrit të  Shqiptarëve më shumë se 25% kumulativisht, që na shkatërruan hotelet, se nuk po na kthehet pronësia, se nuk jemi të përfaqësuar në numër të mjaftueshëm në institucione. E gjithë kjo ka ndodhur  para marrëveshjeve të tyre me PDS-në, si  aneks 1 dhe aneks 2 … Ndoshta dhe për këtë është fajtore URA , kurse punëdhënësi i tyre PDS-ë është i pafajshëm.

Nëse i’a shtojmë kësaj edhe faktin se KKSH-në e kanë kthyer në shërbimin e vet partiak, i cili merret me politikën e  thashethemeve, kanë mashtruar dhe janë  grind me pothuajse të gjitha partitë të rëndësishme shqiptare, duke shkatërruar unitetin strategjik me të gjithë, përveç me mentorët nga PDS-ja, me disa partnerë edhe gjykohen, atëherë askush nuk duhet të jetë i habitur me këto mbishkrime. Koha do të tregojë: ata flasin më shumë për vete sesa për ato për të cilët gjoja shkruajnë.

Sa i përket LQ URA, gjërat janë të qarta. Nuk ka asnjë subjekt politik në skenën politike që është mik më i madh i popullit shqiptarë se ne. Kjo është konfirmuar disa herë, por shembulli më i qartë është formimi i grupit parlamentar, edhe pse dy të tretat e anëtarëve të këtij klubi i përbën URA, pa asnjë problem dhe me krenari mban emrin Alternativa Shqiptare.

Dëshirojmë ta informojmë publikun se ne kemi marrë masa në lidhje me fjalorin skandaloz, dhe se presim që shumë shpejt të marrë epilogun e duhur. Ne e kuptojmë ankthin e Forcës që të gjithë i ka zhgënjyer dhe befasuar, dhe fakti se zgjedhjet janë afër, pra, do të ishte më mirë për ta në qoftë se në vend që të merren me manipulime që nuk i shërbejnë askujt asgjë, përveç se ushqejnë kotësinë e tyre, të paktën të bëjë diçka për qytetarët, e jo vetëm në favorin dhe në interesin e tyre.

Dhe në fund, ftojmë deputetin e Forcë në Parlamentin e Shtetit në qoftë se e ka tronditë përmbajtja e  fjalorit, ta bojkotojë institucionin sikurse kolegu i tij Nik Gjeloshaj dhe ta anulojë besimin ndaj qeverisë së tanishme. Ne presim që në lidhje me këtë të deklarohet publikisht dhe të ndalojë së fshehuri pas mbishkrimeve tendencioze, analfabete dhe mashtruese të kuazi-portalit Lajm.me.

Në fund të fundit, askush në Ulqin nuk ka më nevojë ta bind dikë se çfarë do të çelin këto vezë të qyqes.

 

KK URA ULQIN