Fillojnë punimet e Elektro-Ekonomisë në Ulqin

May 26, 2016   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

fillojnë punimet në instalimin e kabllove ne Ulqin-CunguTë hënën fillojnë punimet në instalimin e kabllove

Ditën e hënë Elektroekonomia e Malit të Zi do të fillojë punimet në  instalimin e kabllove në disa pjesë të qytetit tonë me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike – kështu u ra dakort në takimin që u zhvillua  ndërmjet kryetarit të komunës Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorëve të tij nga  njëra anë dhe zyrtarëve të lartë të Elektroekonomisë nga ana tjeter.

Punimet do të përfshijnë rrugët nga ndërtesa e Elektrodistribucionit drejtë stacionit të autobusëve në drejtim të lagjes Totosh për të vazhduar drejtë unazës dhe do të vazhdojnë deri tek trafostacioni në Mëhallë të Re.

Kryetari Cungu lut qytetarët që të kenë durim dhe të japin kontributin e tyre duke mënjanuar automjetet me qëllim që punimet të kryhen sa më parë. Theksojmë se këto punime janë të domosdoshme dhe do të eleminojnë ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike. Edhe pse me kontratë parashihet që punimet të kryhen në afat prej 45-90 ditë, palët u angazhuar që çdo gjë të kryhet sa më parë.