Vendimi i Gjykatës: Forca duhet t’i paguajë Sinishtajt 24 mijë euro

May 26, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Nazif-Cungu-Vasel-Sinishtaj-Para Gjykatës themelore në Ulqin ka përfunduar kontesti në bazë të padisë të cilën kundër Forcës së re demokratike e kanë dorëzuar Iniciativa qytetare (IQ) nga Tuzi dhe funksionari i lartë i këtij grupimi politik Vasel Sinishtaj, raporton portali Ul.info.

Siç mëson Portali Ul-info, pjesërisht është miratuar kërkesa paditëse në bazë të cilës Forca duhet t’i paguajë rreth 10 mijë euro IQ-së, sa ishte e detyruar sipas marrëveshjes së koalicionit, dhe rreth 14 mijë Sinishtajt.

Padia kishte të bënte edhe me mos dorëzimin e mandatit të deputetit Sinishtajt në Kuvendin e Malit të Zi në periudhën 18 mujore. Nimanbegu gjatë gjykimit ka thënë se ishte i gatshëm të ja lëshojë mandatin Sinishtajt, por këtë gjë se bëri me kërkesë të partisë.

Ky është vendim i shkallës së parë, prandaj të dy palët kanë mundësi ankese në Gjykatën e lartë.