Gvozdenoviq bën prezantimin e katër projekteve për kriporen e Ulqinit

May 27, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Kriporja e UlqinitMinistri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq e hap nesër në Palazzo “Malipero” në Venecie, Pavijonin e Malit të Zi në Bienalen e XV-të të arkitekturës, u kumtua nga Qeveria e Malit të Zi. Tema e Pavijonit të Malit të Zi do të jetë Projekti “Kriporja e Ulqinit”, i cili korrespondon me temën e Bienalit “Raportimi nga fronti”.

Me të, siç thuhet, theksohet rëndësia e gjetjes së simbiozës së njeriut dhe natyrës dhe jepen propozime të qëndrueshme lidhur me të ardhmen e Kripores. Ndryshe, në Venecie pasnesër do të mbahet simpoziumi “Raportimi nga Mali i Zi”, i cili merret me projektin Kriporja e Ulqinit.

RTCG