Përvoja e kriporeve të Sllovenisë, do të mundë ta zbatohej edhe në Kriporen e Ulqinit

May 27, 2016   | Shoqëria / Društvo

Ulcinjska-Solana-sastanakPërvoja e Kripores në Seçovel të Sllovenisë, do të mundë ta zbatohej edhe në Kriporen e Ulqinit, u vlerësua në tryezën e rrumbullaket me titull, “Përvoja e Parkut të Krajinës të Kripores Seçovel dhe mundësia e implementimit të praktikës më të mirë në administrimin e biodiverzitetit të kripores së Ulqinit”, që u mbajt në Podgoricë, në organizim dhe drejtim të Parqeve Nacionale të Malit të Zi.

Pjesëmarrësit e tubimit i përshëndeti dhe i njoftoi me aktivitetet më të rëndësishme lidhur me mbrojtjen e hapësirës së kripores së Ulqinit, sekretarja shtetërore në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Daliborka Pejoviq. Siç u kumtua, Pejoviq theksoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen e kripores, duke shtuar se krahas mbrojtjes formale, është i domosdoshëm sigurimi afatgjatë dhe drejtimi i qëndrueshëm më këtë ekosistem artificial.

RTCG