Paga mesatare e prillit në Mal të Zi – 499 euro

May 31, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Pagesa-Mujore-Mali-ZiPaga mesatare pa taksa dhe kontribute në Mal të Zi në prill, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare (MONSTAT), arriti në 499 euro dhe ishte për 2.3 për qind më e lartë se në muajin mars.

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në prill, në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, u rrit me 4.4 për qind, ndërsa në krahasim me fitimin mesatar neto të vitit të kaluar ishte 4 për qind më e lartë, në bazë të statistikave.

“Duke pasur parasysh se çmimet e konsumit në muajin prill në krahasim me muajin mars u rritën me 0.4 për qind, del se fitimi neto real në të njëjtën periudhë u rrit me 1.8 për qind”, thuhet në njoftimin e MONSTAT.

Paga mesatare bruto në muajin prill arriti në 751 euro.

Të ardhurat mesatare pa taksa dhe kontribute, në muajin prill në krahasim me muajin mars shënuan një rritje në sektorët e aktiviteteve të furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 6.4 për qind, pasuritë e patundshme 5.9 për qind, mbrojtje shëndetësore dhe sociale 4.5 për qind, industria e përpunimit 4.1 për qind, miniera dhe gurore 4 për qind, transport dhe magazinim 2.8 për qind, tregti me shumicë dhe pakicë 2.1 për qind, aktivitetet e shërbimit administrativ dhe mbështetje 1.9 për qind.

Rënia është shënuar në sektorët e ndërtimit me 2.4 për qind, veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike 0.5 për qind dhe arsim me 0.4 për qind.

Koha Net