BE-ja i vë kusht Malit të Zi mbrojtjen e Kripores së Ulqinit – Video

June 6, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

kriporja-ulqinit-ulcinjska-solanaAmbasadorët e Bashkimit Evropian në Podgoricë kërkojnë nga qeveria e Malit të Zi që të mbrojë sa më parë Kriporen e Ulqinit, duke e kthyer atë në një vend për prodhimin e kripës dhe në një zonë të veçantë për shpendët që shtegëtojnë aty.

Ata ritheksuan qëndrimin e Këshillit Europian, se pa mbrojtjen e kripores nuk mund të mbyllet kapitulli 27, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit natyror.

kriporja-ulqinit-ulcinjska-solana-1

Ambasadorja e Gjermanisë Elizabet Shtajnaker ka kritikuar ashpër qeverinë për shkak të politikës ndaj kripores së Ulqinit, ku thekson se “gjendja në kripore është katastrofale dhe unë pyetëm çfarë me të vërtet bënë qeveria për mbrojtjen e kësaj hapësirë”, tha ajo duke shtuar se mbas raportit të Komisionit evropian Mali i Zi nuk do të mund të hap kapitullin e 27 i cili ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.

VAO