Dritan Abazoviq: Trukim i policisë kundër hotelierit Alloviq

June 6, 2016   | Politika

Dritan-AbazovicNënkryetari i URA-së dhe deputeti në Parlamentin e Malit të Zi Dritan Abazoviq ka vlerësuar se padia e dorëzuar gjykatës për kundërvajtje kundër hotelierit Skender Alloviq është trukim i Drejtorisë së policisë, raporton portali Ul.info.

“Tani janë kujtuar që personin e pafajshëm ta padisin pas gati tetë muajsh për shkak të tifozllëkut që ndodhi në lokalin e tij “Shisha bar”, e të cilin ai nuk duhej dhe nuk mund ta ndalonte”, tha Abazoviq në Kuvendin e Malit të Zi.

Ai tha se veprimi i policisë “është shumë i pavend dhe jokorrekt dhe ka për qëllim krijimin e tensioneve të panevojshme para sezonit turistik dhe Kampionatit evropian në futboll”.

dokumenti