Plazhet e Ulqinit certifikohen me Flamurin Blu, ja pra 7 plazhet me te pastra

June 6, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Prva Plava zastava-na kupalistu Safari UlcinjEdhe Ulqini prej sotit  renditet në listën botërore të plazheve të pastra me plazhe të çertifikuara me çmimin “Flamuri Blu”.
Me synimin për të pasur një turizëm të qëndrueshëm Ulqini i kushton një rëndësi të madhe vlerësimit me “Flamurin Blu”, një simbol ndërkombëtar i pastërtisë së ujit të detit dhe plazhit e ambientit përreth.

Ditën e diele në plazhin Safari në Ulqin, janë ndarë çmimet “Flamuri i kaltër i Malit të Zi” për vitin 2016 të miratuara nga ana e jurisë ndërkombëtare të programit “Blue Flag”, raporton portali TV Teuta.

Bëhet fjalë për plazhet “Kopacabana”, “MCM Beach”, “Safari”, “Mojito”, “Europa beach”, “Miami” dhe “Toni grill”. Solemnitetin e organizoi Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare të Malit të Zi në bashkëpunim me OJQ “Shoqatën për këshillim ekonomik Ekom”. Për të fituar të drejtën e vendosjes së flamurit të kaltërt, nevojitet permushja e 7 kritereve të caktuara nga Bashkimi Evropian.

Ndër plazhet e komunës së Ulqinit në të cilat do të valojë ky flamur për të parën herë është plazhi Mohito ,kurse në plazhin Safari ky flamur valon që 10 vite.

Shperndarja e flamujve përfaqësuesve të plazheve nga i gjithë Mali i Zi,u bë në ditën ndërkombëtare për mbrojtjen e ambientit. Të pranishëm në këtë organizim ishin  përfaqësues të lartë nga “TE MIRAT DETARE”,si dhe zyrtarë nga Shqiperia dhe Mali i Zi.