FC “Otrant Olimpik” kualifikohet në Ligën e dytë të Malit të Zi

June 7, 2016   | Anketë / Anketa, Sporti / Sport

Otrant Olimpik-Ulqin-UlqiniNë terrenin e sportit në Plazhë të madhe u zhvillua ndeshja për kualifikime në Ligën e dytë malazeze. U takuan skuadra vendase “Otrant Olimpik” me “Çelikun” e Nikshiqit. Në fillim të ndeshjes u mbajt një minut heshtje për bashkëqytetarin tonë Gazmir Mustafiq i cili humbi jetën në moshën 27 vjeçare në një aksident komunikacioni, raporton portali TV Teuta.

Siç e shihni edhe ne foto, para fillimit te ndeshjes u mbajt 1 minut heshtje per shokun, vllaun tone Gazi Mustafiq. Gjithmon ne zemrat tona Gazi

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj me rezultatin 0:0, por pas shumë përpjekjeve në minutin e katërt të  pjesës së dytë gol arriti të shënoj lojtari më i ri i “Otrant Olimpik”, 18 vjeçari Kristian Shkrela dhe kështu skuadrës së vet i sjellë fitore me rezultatin 1:0. Kjo fitore e kualifikon klubin e futbollit “Otrant Olimpik” në Ligën e dytë të Malit të Zi. Trajneri i klubit Xhemal Kapllanbegu shprehet i kënaqur për rezultatin e arritur.

Otrant Olimpik-Ulqin-Ulqini-1

Lojtari i cili sjellë dy herë radhazi fitore klubit ulqinak, Kristian Shkrela për televizionin Teuta flet mbi ndeshjen dhe falenderon tifozët që i përkrahën.

“Otrant Olimpik” pas gjithë mundit e kualifikon Ulqinin në Ligën e dytë malazeze dhe kështu treguan se qyteti ynë ka sportist të cilët duhen përkrahur.