U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit koordinues për përcjelljen e sezonit turistik

June 15, 2016   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Nazif-Cungu-grupi-kordinues-turistik-ulqinMbledhjen e kryesoi  Kryetari I Komunës z. Nazif Cungu I cili u ndal  tek  problemet dhe  zbatimin e konkluzave  nga takimi i mëparshëm. Ai tha  se  punimet që është duke I  zhvilluar Elektroekonomia do te behen me faza ,Faza e parë  në qendër të qytetit  do të përfundojë brënda dhjetë diteve.

Ndërkaq, përsa i përket  çeshtjes shqetësuese të lypsave u tha se  këtu do të intervenohet me shpejtësi dhe  në mënyre të koordinuar nga Qendra për punë sociale, policia komunale dhe  policia e qytetit. Do të bëhet cmos që ky fenomen  të ndërpritet  dhe ata që janë organizatorë të ndëshkohen. U la që Komuna sa më parë të sigurojë një strehimore për femijët-lypës  që do të jetë në shërbim të Qendrës për punë sociale. Qytetarët do të mund të komunikojnë me shërbimet e lartëpermendura në çdo kohë.

Objektet në Plazhin e madh dhe ata  ne Ujdhesën Ada  nuk do të mund të nënshkruajnë kontratat  me Ndërmarrjen për të mirat detare ose te sigurojnë lejet  e punes, nëse nuk I kanë kryer  të gjitha obligimet dhe pagesat nga marreveshtjet  me NP Ujësjellës dhe atë për çeshtje komunale. Pjesëmarresit e takimit të sotëm vëmëndje I kushtuan  kolektorëve dhe venijen në  funksion të tyre. Në ditet ne vijim do të jenë të gatshëm vendimet  për komunikacion dhe parkingjet publike. Drejtori I Shtëpisë së shëndetit, paralajmëroi vënijen në funksion të një  punkti të  shëndetesisë në Shtoj.

Ndërkaq, përsa I përket  taksës për banim  u la qe punët të koordinohen nga OT, agjensitë dhe  inspeksionet shteterore dhe ata komunale ne menyre që të gjithë shtëpitë dhe objektet e tjera afariste të kryejnë obligimet e tyre. Në fokus do të jenë të gjithe objektet  pa perjashtim , por  ne veçanti ata që nuk jane banore të ulqinit por që ofrojnë objekte te medha ne qytetin tonë dhe I shmangen prej viteve obligimeve. Përveç këtyre  u prekën dhe çeshtje të tjera të rëndësishme për sezonin turistik 2016.