Ledi Shamku-Shkreli: Marrëdhëniet Shqipëri-Mali i Zi nuk mund të ndërtohen mbi rrena

June 18, 2016   | Ngjarjet - Events, Shtypi / Mediji

Ledi Shamku-Nike-GjeloshajMarrëdhëniet ndërshtetërore nuk mund të ndërtohen mbi rrena, e as mbi sjellje të tipit: “fjala e mirë e guri n’trastë”, deklaron deputetja socialiste Ledi Shamku.

Reagimi i saj vjen lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë e Malit të Zi dhe pas qendrimit të Akademisë malazeze të Shkencave dhe Arteve se nuk e kanë ndërmend të tërheqin fjalorin fyes ndaj shqiptarëve, e as të kërkojnë ndjesë.

Shamku shprehet shumë e indinjuar në lidhje me Fjalorin fyes të Akademisë malazeze:

“Pavarësisht premtimit të Gjukanoviçit në Tiranë, Akademia Malazeze, e cila paguhet edhe nga taksat e shqiptarëve atje, deklaron se AS KA NDËRMEND TA TËRHEQË FJALORIN E AS TË KËRKOJË NDJESË.

Ledi Shamku-Ferhat-Dinosha-

E para: Mali i Zi don të hyjë në Nato dhe Shqipëria sigurisht e mbështet. Por, me këto mend don të hyjë? Me këtë sjellje denigruese ndaj shqiptarëve autoktonë në viset e veta? Ku shkoi premtimi qeveritar i tyre?!

E dyta: Shqipëria e ka të shkruar në Kushtetutë detyrimin për mbrojtjen e të drejtave të pakicave shqiptare jashtë vendit. Rasti i këtij palo-fjalori është flagrant! I hapur dhe i ndezur, duke krijuar klimë shumë të keqe për gjindjen tonë atje. A mund ta dij si po i mbron këto të drejta? Si po e zbaton vendi im Kushtetutën e vet?

Ende nuk kam një përgjigje.

TË TËRHIQET DHE TË NDRYSHOHET SA MË PARË KY FJALOR!!!!”

Fjalori në fjalë, në mes tjerash, termin “Albanizim” e përshkruan “imponim i gjuhës shqipe, kulturës dhe zakoneve popujve të tjerë”, ndërsa për malësorët shkruan se janë të albanizuar.

360grade.al