Kështu u vërshua Ulqini nga shiu para 5 ditëve – Video/Foto

June 20, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Meto-Zenka-

Para një jave reshjet e shiut në Ulqintë cilat kanë sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, përmbyten disa rrugë e shtëpia, si dhe shumë toka bujqësore.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit, ku në Ulqin janë përmbytur disa rrugë dhe shtëpia në zonën e fushë së Ulqinit.

Në Ulqin, shiu shkaktoi dëme të konsiderueshme duke vërshuar shtëpi dhe duqane, ku dëme të konsideruara janë shkaktuar  në katin përdhesë të gjimnazit, si dhe në Qendrën e  fëmijëve ,,Sirena”.

Vërshimet kryesisht janë bërë si rezultat i kanalizimeve të bllokuara në zonën e Ranës, fushës së Ulqinit, por edhe sasisë së madhe të ujit që përnjëherësh u soll nga shiu në gjitha zonat e komunës së Ulqinit.

Sipërfaqet bujqësore që gjenden skaj rrugës së Shtojit në pjesën poshtme kanë qenë më të goditura nga vërshimet, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.

Ende nuk dihet sa janë të mëdha dëmet e shkaktuara, ku komisioni për vlerësimin e dëmeve do ta ketë çmimin e vërtet dë  dëmeve.

Në videon e Tv Teutës mund të shihni dëmet e shkaktuara nga shiu para në jave ku dhe shprehen protagonistat që dirigjojnë instuticionet përkatëse në komunën e Ulqinit.

Foto: Komunalne Djelatnosti Veprimtaritë Komunale Facebook

Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin- Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-1 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-2 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-3 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-4 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-5 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-6 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-7 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-8 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-9 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-10 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-11 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-12 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-13 Shiu shkakton dëme të mëdha në Ulqin-14