URA: Ulqini punon e akva park Budva ndërton

June 20, 2016   | Politika

Omer-Bajraktari-URA-ULQINNë redaksinë e Ul.info mbërriti kumtesa e Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA, të cilën e nënshkruan kryetari Omer Bajraktari.

Jam i sigurt se asnjë qytetar i Ulqinit nuk e humbi lajmin se është hapur Akvaparku në Budvë. I njëjti, por në Ulqin, këtë sezon duhej t’i priste mysafirët e parë, por kjo NUK NDODHI. Kjo NUK NDODHI ka traditë të gjatë në Ulqin.

Më 16 dhjetor të vitit 2014 është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Akvaparkut në Ulqin. Ishte kjo herë e parë që komuna e Ulqinit tentoi vet të tërheq investitorët me qëllim përmirësimin e ofertës turistike, dhe ia arriti qëllimit, por vetëm deri tek nënshkrimi i kontratës me kompaninë e njohur Polin nga Turqia. Atë që nuk e pritëm atëherë ishte që Qeveria e Malit të Zi dhe Ministritë kompetente në mënyrë aq indiferente do të sillen karshi këtij projekti, për të cilin tani madje dyshojmë edhe që ka dështuar. Duke parë të kaluarën e afërt sa i përket politikës investuese ndaj Ulqinit, ky veprim lirisht mund të shpjegohet si destruktivitet i hapur i Qeverisë, gjegjësisht PDS-së dhe partnerëve të tij nga Ulqini, ndaj Ulqinit.

Do të mbesë në kujtesë kundërshtimi i hapur i politikanëve nga Ulqinit ndaj këtij projekti, e pranoj që këtë se prisja. Por, ato u shpërblyen, të gjithë së bashku kanë hyrë në qeverisjen lokale “për të mirë të qytetit dhe qytetarëve”.

akva park Budva
Foto:Budva.me