Abazoviqi në Bruksel kërkon ‘Mbrojtjen e biodiversitetit të Kripores së Ulqinit’

June 22, 2016   | Shtypi / Mediji

Abazovic-Bruxelles-Bruksel

  • Nënkryetari i LQ URA dhe anëtari i Këshillit për të drejtat dhe liritë e njeriut në Kuvendin e Malit të Zi Dritan Abazoviq merr pjesë në konferencën interparlamentare në Parlamentin evropian e cila merret me krizën e emigrantëve dhe çështjen e azilit në vendet kandidatë për anëtarësim në BE, raporton portali Ul.info.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Abazoviq kishte një sërë takimesh bilaterale me deputetët evropian nga grupimet e ndryshme politike, në mes tjerash edhe me të dërguarin special për Ballkan Eduard Kukan.

Abazoviq në të gjitha këto biseda ka theksuar nevojë e presionit të fuqishëm të institucioneve evropiane ndaj Qeverisë së Malit të Zi në mënyrë që të mbrohet biodiversiteti unik i Kripores së Ulqinit, të iniciohet prodhimi dhe të punësohen punëtorët.