Një prokurore ulqinake vjen në Tiranë dërguar nga Detroiti i SHBA

June 23, 2016   | Lajmet / Vijesti

Suzana Shkreli-prokuroreSHBA dërgon në Tiranë një prokurore shqiptaro-amerikane të suksesshme nga Detroiti

Beqir Sina

Njihuni me prokuroren shqiptaro-amerikane me origjinë nga Ulqini që emërohet të ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme në Shqipëri

Suzanna Shkreli, nga qyteti i Macomb i Michiganit e cila është e përzgjedhur si një nga gratë shqiptarë më të suksesshme të Projektit Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, që drejtohet nga Vera Mjeku në New York.

WASHINGTON D.C: Ambasada e SHBA në Tiranë, ka njoftuar se në Shqipëri, ka shkuar një prokurore amerikane, pjësë e programit OPDAT – i cili po ndihmon zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit.

Bëhet fjalë për prokuroren shqiptaro-amerikane, Suzanna Shkreli, e cila është nga qyteti i Macomb i Michiganit. Ajo gjithashtu  është e përzgjedhur si një nga gratë shqiptare më të suksesshme në Amerikë, pjesë e Projektit Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane, që drejtohet nga Vera Mjeku në New York.

Sipas njoftimit të ambasadës së SHBA,  në Tiranë, thuhet se gjatë javës së kaluar me 13 qershor, shqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, e cila është një prokurore me përvojë në sektorin e dhunës në familje dhe abuzimin me fëmijët në qarkun Macomb, në Michigan, shoqëroi dy Koordinatoret për Asistencën e Viktimave gjatë një turi ndërgjegjësimi nëpër Shqipëri.

Duke folur për prokurorët e penalë në qytetet e Durrësit, Fierit, Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës, Tiranës dhe Shkodrës, Znj. Shkreli theksoi se ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, koordinatorët e viktimave sjellin një balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë”.

Shtypi shqiptar shkruan se Shqiptaro – Amerikania Suzana Shkreli, ka mbrritur në Shqipëri, në një kohë kur atje reforma në drejtësi atje është në fazën e saj kulmore, ndërkohë, që në rrethe të ndryshme politike, ka kohë që përflitej se pikërisht – shqiptarëve të Amerikës do t’u besohet zbatimi i reformës në drejtësi.

Madje kjo si shifet i besohet shqiptaro amerikanes Suzana Shkreli, e cila është një shqiptare e Amerikës, mjaft e suksesshme.

Ajo  është pjesë projektit ” Histori suksesi shqiptaro-amerikane” që i kushtohet veprimtarëve të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA. Një projekt ky prestigjoz, ku personalitete të njohura nga komuniteti shqiptar, të cilët kan krijuar emër në fusha të ndryshme në Amerikë, tashmë veç suksesit këtu mund të japin kontributin e tyre, edhe në Shqipëri, Kosovë, dhe vendorigjinën e tyre.

Suzanna, dhe dy vëllezërit e motrat e saj kan arritur suksesin përfundimtar si avokatë, duke e praktikuar atë në fushat e tyre përkatëse të ligjit, si dhe në krijimin e shoqatës së parë të avokatëve shqiptaro amerikan “Albanian American Bar Association” në Michigan, shkruhet në biografinë e saj.

Suzanna Shkreli, është e bija e Zef dhe Maria Shkreli, me prindër nga Ulqini dhe Gruda, e cila emigroi në Shtetet e Bashkuara së bashku me familjen e saj në kërkim të një jete më të mirë.

Suzanna, është një nga katër fëmijët e kësaj familje, me një motër më të madhe se vetja Diana, një vëlla binjak Pauli, dhe një vëlla më të vogël, i quajtur Mark.

Si gjeneratë e parë shqiptaro amerikanë, vëllezërit e motrat e saj u inkurajuan vazhdimisht nga prindërit e tyre, që për të arritur suksesin ata mund t’a marrin atë vetëm nēpërmjet një arsimimi të lart.

Tani, ata janë dëshmitarë të dorës së parë se sa shumë prindërit e tyre kanë punuar për të siguruar shkollimin për ta, ndërkohë që ata ishin të bindur në jetën e tyre, se arsimi ishte jetike për të ardhmen dhe ngritjen personale dhe profesionale. Çka edhe me të vërtet ata e kan arritur këtu në SHBA.

The Albanian

Suzana Shkreli-prokurore-1 Suzana Shkreli-prokurore-2 Suzana Shkreli-prokurore-3 Suzana Shkreli-prokurore-4