Shqipëria intensifikon bashkëpunimin parlamentar me Malin e Zi

June 23, 2016   | Politika

Ilir Meta-Darko Pajovic-TiranShqipëria dhe Mali i Zi kanë konfirmuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis tyre dhe veçmas bashkëpunimin parlamentar. Kjo u bë e ditur gjatë vizitës që po kryen në Tiranë kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Malit të Zi, Darko Pajoviç. Mikpritësi i tij kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta u ndal veçanërisht tek pranimi i Malit të Zi në NATO dhe bëri të ditur me këtë rast se Shqipëria do të ratifikojë sot protokollin për aderimin e Malit të Zi në NATO. “Shqipëria ka mbështetur integrimin euroatlantik të Malit të Zi. Ndaj sot do të votojmë në Kuvend ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Aderimi i Malit të Zi në NATO është kyç për stabilitetin e vendit dhe rajonit. Shqiptarët e Malit të Zi urë solide për stabilitetin e Malit të Zi” tha zoti Meta.
Nga ana e tij zoti Pajoviç vlerësoi kontributin që Shqipëria ka dhënë për Malin e Zi, veçmas miratimin e protokollit për anëtarësim në NATO. “Jeni shteti i 5 që do të ratifikoni protokollin për anëtarësimin në NATO. Me këtë veprim ju i dergoni një mesazh të mirë vendeve të NATO-s që ky poroces të përshpejtohet dhe të ecë në rrugën e duhur” tha zoti Pajoviç. Ai bëri të ditur për një vizitë të afërt të zotit Meta në Malin e Zi dhe premtoi në të ardhmen intesifikim të bashkëpunimit. “Dera e parlamentit të Malit të Zi është e hapur për iniciativat tuaja” tha zoti Pajoviç.  Miku nga Mali i Zi ishte i ftuar nderi në parlamentin shqiptar i cili ka miratuar me 110 vota pro, asnjë kundër  dhe asnjë abstenim, ratifikimin e traktatit për aderimin e Malit të Zi në NATO.  Shqipëria është vendi i parë që miraton këtë traktat.

RTSH

Parlament-AL-Pajovic

Parlamenti miratoi në unanimitet Protokollin e anëtarësimit. Në seancë i pranishëm kryetari i Parlamentit Malazez Darko Pajoviç

Në Tiranë, parlamenti shqiptar miratoi sot në unanimitet Protokollin e anëtarësimit të Malit të zi në Nato. Pas Islandës, Sllovenisë, Hungarisë dhe Sllovakisë, Shqipëria është I pesti vend anëtar i Aleancës që ndërmerr këtë hap

Seanca ku u disktua dhe votua Protokolli i anëtarësimit të Malit të Zi u ndoq nga kryetari i parlamentit malazez Darko Pajoviç. Në fjalën e tij drejtuar deputetëve shqiptarë, menjëherë pas votimit, zoti Pajoviç falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme që I ka dhënë procesit të anëtarësimit të vendit të tij në Aleancën e Atlantikut, ndërsa e cilësoi “një hap historik dhe civilizues të Malit të Zi” të qenurit pjesë e Natos.

Në fjalën e tij ai vlerësoi edhe rëndësinë e rolit ë shqiptarëve në Malin e Zi. “Shqiptarët gjithmonë kanë qenë shtetas luajalë të Malit të Zi. Këtë e kanë dëshmuar edhe në vitin 2006 kur kanë dhënë një kontribut të madh në pavarësinë e Malit të Zi dhe këtë e tregojnë edhe në ditët e sotme me kontributin e tyre në krijimin e Malit të Zi si shtet evropian, qytetar dhe modern”, u shpreh kryetari i parlamentit malazez Pajoviç.

VAO