ulqini-sot-1Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në zonat ku ato përbëjnë pesë përqind të popullsisë.

Me këtë rast në Podgoricë janë mbajtur konsultimet përfundimtare publike për tekstin e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara, të organizuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave.

Leon Gjokaj, drejtori i përgjithshëm për mbrojtjen dhe avancimin e pakicave në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve të Malit të Zi, tha se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për të drejtat e minoriteteve janë në pajtim të plotë me miratimin e Komisionit Evropian dhe të Venecias.

“Në këtë projekt ligj ekziston një propozim që do të thotë në të gjitha ato komuna ku popullata shqiptare, ajo pakicë që përbën pesë përqind në nivelin e një komune, kjo gjuhë duhet të jetë në përdorimin zyrtar”, tha Gjokaj për RTK.

Pra, Gjokaj gjithashtu deklaron se gjuha shqipe do të jetë e zyrtare edhe në komuna tjera të Malit të Zi.

” Kështu falë kësaj gjuha shqipe, me nuk do të jetë në përdorim vetëm në Ulqin, Plave, Guci apo Tuz, por do të jetë edhe gjuhë e përdorimit zyrtarë edhe në Podgoricë, Tivar, Guci dhe Rozhajë”, theksoi ai.

Gjithashtu, ligji i ri parashikon formimin e një këshilli i cili do të përfaqësonte institucionin kryesor të të gjitha pakicave kombëtare, e cila do të formohej nga Qeveria e Malit te Zi.

 

Autor: Ilirijana Markashi

RTK