Nika: Përse reagon deputeti Gjeloshaj te deputetët e Shqipërisë ?!!

June 26, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Muhamet NikaShkruan Muhamet Nika

UNË NUK DI TË KUPTOJ  QË PËRSE  REAGON DEPUTETI GJELOSHAJ –  TE DEPUTETËT E SHQIPËRISË ?!!

Për sa i përket letrës së drejtuar ….,  na ha mendja se deputetët shqiptarë nuk kanë gisht në dështimin e dështakëve të politikës sonë në Mal të Zi, QË PO PËRSËRITET NË RAPORT ME SHTETIN E MALIT TË Zi..?!  Por as dy kushtetutat e dy  vendeve fqinje për të cilat kemi fjalët  më të  mira. Faji i gjithë kësaj pune , sipas neve, qëndron në dëmin që bënë e bëjnë autoriteti i pushtetit tonë që e  kemi në dorë të partive politike.. ?!

E para e punës , që duhet të ceket në këtë mes, për tu kuptuar drejtë,  është fakti , që kushtetuta e shtetit shqiptar e obligon shtetin që të merret edhe me pozitën e shqiptarëve  të  mbetur jashtë kufirit  ….?!  Por”  Na vret Zoti..” nëse nuk pranojmë , që përmes  zyrtarëve të ministrisë së punëve të jashtme, të qeverisë Rama, e në emër të deputetëve shqiptarë,  pati orvatje që të vihen kontaktet e para   oficiale  të bashkëpunimit me politikanë shqiptarë  në Mal të Zi…?! Mirëpo ka mbetur e pa zbuluar se   misionarët e qeverisë shqiptare  u injoruan nga vetë  politikanët shqiptarë në Mal të Zi ,me fjalët më të pa cipta e  fare pa shije në takimin e  Ulqinit.

Duke pasur parasysh që edhe mediumet këtu në Mal të Zi(shqiptare)… , i kemi ashtu si jemi edhe vetë ne,  çështja e  refuzimit  të bashkëpunimit  me qeverinë e Ramës nuk u mor vesh. ..?!

Dhe e dyta,  që duhet të thuhet se – kapaciteti demokratik i kushtetutës aktuale malazeze, ofron terren angazhimi të emancipimit demokratik të shqiptarëve, në atë nivel , sa që i përmbush me hapësirë për zgjidhje të drejtë të  gjitha problemet   , që shtron Gjeloshaj  në letrën e tij…?!

Dhe qe pse nuk e kuptoj deputetin..?!!

Në kushtetutën e Malit të Zi thuhet dhe garantohet, se për qytetarët e saj , vlejnë ligjet ndërkombëtare, dhe ligjet e Malit të Zi. Dhe se për qytetarët e tij , ligjet ndërkombëtare, kanë përparësi ndaj ligjeve të Malit të Zi- kur janë diskriminues …Kuptohet  si puna e atyre çështjeve, të cilat deputeti ngriti , por jo vetëm  deputeti..?!

Andaj   pyesim , athua do të kish qenë më mirë që këto çështje të ngritura para Kuvendit të Shqipërisë  të ishin shtruar – fillimisht në kuvendet lokale  në shkallë republike të Malit të Ti, ku  jetojnë shqiptarët , për t’i adresuar në shkallë republike – Kuvendit , kuptohet me kërkesë të deklarimit  edhe të gjyqësorit nëse situata zhvillohej për të keq.

Kur të kishim në dorë edhe vendimit e organeve të drejtësisë  së shtetit  të Malit të Zi, dhe kur të ishin shterrë  të gjitha kapacitetet juridike , atëherë  ata mund t’ia kishim adresuar Strsburit e më vonë , po të kishin hasur në vesh të shurdhër – do t’ia kishim nisur  edhe kuvendit shqiptar ?!!

Shumë kush do të kish thënë se kjo është punë e kotë , sepse edhe gjykatat –shteti i ka të vetat.  Por kjo nuk qëndron dhe për këtë sjellim rastin e Komunës së Ulqinit e cila iu ankua gjykatës kushtetuese për shkelje të ligjshmërisë    të Ligjit për Pasuritë  Detare , të cilin pamë se  gjykata – kështu si është, e  shpalli  si antikushtetues , kurse vetë Parlamenti i Malit të Zi, kish refuzuar ta miratojë si ligj në kuvend…?!!! Dhe është krejt  punë tjetër, kur pas kësaj deputeti  Genc Niman Beu ,  iu ankua instancave evropiane të cilat e përkrahen…., por këta , shumë shpejt  u kënaqen , vetëm me atë që qeveria e futi një anëtarë të këtij subjekti në bordin e drejtorëve ?!  Nga ku dihet se  ka një pagë mujore  të majme dhe kuptohet  ndikim partiak- për anëtarë të Forcës, nëse jo për qytetarët tjerë të Ulqinit- për çka  doemos duhet të jemi kundër- ?!! Kemi frikë që ky skenar me të mirat detare – që u  dha rezultate  disave,  tashti  këta,  ose të tjerët si këta…do të mundohen  që ngjashëm  “partiakisht..”,  të shtinë në dorë   Kriporen – Valdanosin dhe xhevahiret tjera si këto  .  E gjithë kjo  gjë,   është  kah vërehet  , me do merita – tituj nderi, që planifikohen  tu jepen do ambasadorëve të huaj…. , për sa i përket ruajtjes së mjedisit në Ulqin e në emër të qytetit..?!! Se thonë kot-  punë shejtani  kjo politika- hajde merre vesh po deshe?!!

VAZHDON –  KUSH  HESHT KRIMIN I GARANTOHET FUNDI I FALIMENTUAR