Gjeloshaj mbas 40 ditëve bojkot, kthehem në Parlament!

June 27, 2016   | Shtypi / Mediji

Nik-Gjeloshaj-Të nderuar miq,

Unë sot kam vëndos që mbas 40 ditëve bojkot, të kthehem në Parlament!
Në konsulta me miqët e mij nga vendi dhe ata ndërkombëtar, kam vlerësuar që tani është në interesin tonë dhe momenti i nevojshëm për të qenë i pranishëm në Parlament.
Kam përgatitur një Rezolutë për fjalorin famëkeq të CANU, që në këtë mënyrë do të kërkoj që Parlamenti të këtë qëndrim për këtë çështje.
Ashtu siç kam vepruar gjerë më tani, do të vazhdoj edhe në të ardhmën pa ndalur që fjalori që fyen shqiptarët të tërhiqet sa më parë.

Përveç kësaj do të aktualizoj çështjen e Komunës së Malësis, mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Tuz, me ato parlamentare.
Tjera çështje që mua më kanë shtyrë të kthehem në Parlament janë edhe Ligji për të mirat detare që është në rend të ditës, e që e dimë të gjithë sa diskriminues është për zonën e Ulqinit!

Me prezencën time në Parlament do të mundohem që të rend të ditës të propozoj ligjin për simbole kombëtare, sepse mendoj se e kemi pritur mjaft ministrinë gjegjëse.

Nik Gjeloshaj Facebook