Iftari i bashkon të gjithë në Ulqin, pozitë e opozitë, myslimanë e krishterë + Video

Iftari bashkon ne Ulqin-musliman dhe krishter-

Luigj Shkreli i PDS-së ka postuar një fotografi në facebook, ku shihet së bashku me Nazif Cungun, kryetari i Forcës dhe kryetari aktual i Ulqinit, kryeimami i Ulqinit mr. Ali ef. Bardhi si dhe kryetari i parlamentit të Ulqinit Loro Ndrekiqi.

Në hotel Mediteran Ulqin me 25.06.2016. të shtunën në mbrëmje Mexhlisi i Bashkësisë islame në Ulqin shtroi iftar për rreth 650 agjerues. Mes xhematlinjve nga Ulqini e rrethina si dhe Ana e Malit të prirë nga imamët e tyre,  ishin edhe personalitete te shquara të jetës kulturore e politike në vend, raporton portali Islam-Ul.com.

Në iftar ishte i pranishem reisi i Bashkësisë islame në Mal të Zi Rifat ef. Fejziq, kryetari i komunës Nazif Cungu, përfaqësues nga Bashkësia islame e Turqisë në vëndin tonë Tevfik Juxhesoj, koordinatori i TIKA-s Mustafa Jazexhe, drejtori i shoqatës ISKED z. Salih Gyzel me bashkëpunëtorë, deputeti në Parlamentin e Malit të Zi z. Luigj Shkrela, përfaqësues nga Myftinia e Shkodres dhe Këshilli i Bashkësisë islame në Prizren e të tjerë mysafir të cilët hijeshuan këtë iftar.

Të pranishmit i përshendeti kryeimami i Ulqinit mr. Ali ef. Bardhi i cili u dëshiroi mirëseardhjen në këtë iftar. Të pranishmit i përshendeti edhe z. Salih Gyzel shoqata e të cilit po nderton medresenë e vajzave në Ulqin. Poashtu edhe kryetari i komunës z. Nazif Cungu përshendeti të pranishmit dhe në fund reisi i Bashkësisë islame në Ulqin përshendeti të pranishmit dhe foli për vlerën e projektëve të Bashkësisë islame në arsim e kulture si dhe rëndësinë e kultivimit të vlerave njerëzore të mirësjeljes, respektit dhe dashurisë në tokën, ajrin, diellin dhe bukën që ndajmë se bashku.

Iftari kaloi në një atmosferë jashtëzakonisht vëllazërore.